Kitoraviq i ankohet Ba Ki-moon-it për lirimin e Sheshelit

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon ka shprehur zhgënjimin e thellë dhe shqetësimin, pasi Tribunali i Hagës (ICTY) e liroi Vojislav Sheshelj, duke deklaruar se ky vendimi do të ndikojë negativisht në paqen, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në fushën më të gjerë të Evropës Juglindore .

Duke pretenduar se në rastin e Sheshelit janë frikësuar dhe u është dhënë ryshfet dëshmitarëve, tha Grabar-Kitaroviç në një letër të publikuar sot në faqen e saj zyrtare, përcjellë Klan Kosova.

Ajo thotë se në këtë kontekst aktgjykimi i shkallës së parë është i “diskutueshëm ligjërisht”. Ndër te tjera në reagim thuhet se ky rast është një precedent i rrezikshëm për të gjitha konfliktet tjera të armatosura, në të cilën, siç thotë ajo, “objektivat ushtarake ndjekin zbatimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në bazë të ideologjive nacionaliste apo raciste dhe propagandës”.

Ky vendim, tha Kitaroviq, krijon një precedent negativ pasojat e të cilit mund të shkojnë përtej Tribunalit të Hagës dhe njollosin perceptimin e përgjithshëm të publikut botëror për kuptimin, qëllimin dhe kushtet e të drejtës penale ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.

Përveç kësaj, një letër i dërgohet Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe kryetarit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Mogens Liketoftu Liu Djie dhe do të dorëzohen në të gjitha shtetet anëtare të OKB-së si një dokument i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet në reagimin e zyrës së presidentes kroate, përcjellë Klan Kosova

Artikulli paraprakFidel Castro: Unë po vdes, ju mbani gjallë idealin komunist
Artikulli vijuesDrecun: Ekipi i Vuçiqit korri fitore të madhe diplomatike në Bruksel