Është gazeta britanike ‘The Mail on Sunday’ e cila njofton se dy kompani britanike i kanë shitur Sirisë përpara gjashtë vjetësh komponentët kimikë për prodhimin e gazit nervor Sarin, që mendohet se është përdorur për vrasjen e 1400 vetëve, përfshi shumë fëmijë në Siri muajin e kaluar. Fjala është për fluorin e natriumit, që sipas ekspertëve i është shitur kompanive kozmetike siriane për qëllime legjitime, por që mendohet se janë përdorur nga regjimi sirian për prodhimin e armëve kimike. Qeveria britanike e pranoi të shtunën në mbrëmje faktin se këto komponente janë shitur. Në periudhën nga korriku i 2004 deri në maj të 2010, qeveria britanike ka lëshuar pesë licenca eksportimi për dy kompani duke i lejuar ato t’i shisnin Sirisë këtë komponent kimik që përdoret për prodhimin e gazit nervor Sarin, por edhe për prodhimin e pastës së dhëmbëve. Shitjet janë bërë në një kohë kur presidenti Asad dyshohej fuqishëm se po krijonte stoqe armësh kimike. Shkencëtarët britanikë në laboratorin e kërkimeve shkencore në Porton Doën kanë provuar se gazi nervor Sarin është përdorur gjatë sulmit kimik në datën 21 gusht, pasi kanë marrë kampionë nga rroba të gjetura në vendin e sulmit. Britania, pas vendimit të parlamentit, nuk do të angazhohet në ndonjë veprim ushtarak eventual kundër regjimit sirian, ndërkohë që sondazhi më i fundit i opinionit publik tregon se shumica e britanikëve janë kundër përfshirjes britanike në veprime ushtarake kundër Sirisë. /tch/kohaislame
You Might also Like
525 SIRIANË TË IKUR NGA DHUNA KANË HYRË NË TURQI
525 sirianë kanë hyrë mbrëmë në Turqi nëpërmjet fshatrave Bykylmez (Bükülmez), Kavshakllë (Kavşaklı) dhe Kavallxhëk…
By
Redaksia
2 Min Read
OKB kërkon 1,5 mld $ për Sirinë
Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri një apel për grumbullimin e një ndihme prej 1,5…
By
Redaksia
1 Min Read
Miliona përdorues të facebook-ut mbështesin grevën e të burgosurve Musliman
Qindra mijëra musliman dhe muslimane gjenden nëpër burgjet izraelite, gjendja e të cilëve është mjaft…
By
Redaksia
1 Min Read
Uganda nis hetimet për masakrën e vitit 1979 mbi muslimanët
Ka nisur një hetim lidhur me vrasjen e 67 muslimanëve në Ugandë, menjëherë pas rënies…
By
Redaksia
1 Min Read
Arrestohen 32 ish-bashkëpunëtor të Gadafit
Në Tripoli janë arrestuar 32 ish-bashkëpunëtor të liderit të vrarë libian Moamer Gadafi, të cilët…
By
Redaksia
1 Min Read
Ankara – Ambasadori iranian thirret në Ministrinë e Jashtme
Ambasadorit iranian i është përcjellë kërkesa drejtuar autoriteteve zyrtare të Iranit për t’u dhënë urgjentisht…
By
Redaksia
1 Min Read
