Ahmed Selit
Studiues dhe shkrimtar palestinez
Në një kokë kur avionët e pushtuesit gjakatar rus shkatërrojnë fshatra dhe qytete të tëra siriane, presidenti i Çeçenisë, Ramadan Kadirov, ose siç quhet ndryshe “djaloshi i llastuar i Putinit” priti dhe organizoi një kongres në lidhje me riformulimin e domethënies së “Ehli Sunetit dhe Xhematit”, në të cilin morën pjesë disa nga “dijetarët” më të dalluar dhe që mbajnë emërtime zyrtare dhe dëshmi të larta, të veshur me çallma që janë të mirëpritura në pallatet e mbretërve, udheheqësve dhe presindentëve.
Njerëzit u mblodhën për të shtruar një pyetje “cilët janë Ehli Suneti dhe Xhemati”, në një kohë kur sunitë kanë mbetur pa xhemat dhe vendet me shumicë sunite janë dëbuar nga vatani i tyre, ose janë shpërndarë gjetkë për shkak të politikave të udheheqësve dhe myftilerëve të tyre.
Përse shtrohet sot kjo pyetje politike e mbuluar nga çallmat fetare? Përse përjashtohen vende të mëdha sunite nga pjesëmarrja në këtë kongres ku diskutohet domethënia e Ehli Sunetit dhe Xhematit? Në fund të fundit ku është dobia që të shrohet kjo pyetje në këto kushte që po kalon rajoni?
Përgjigjet janë të qarta për të gjithë dhe nuk ka nevojë për pyetje nëse shohim vendin ku mbahet kongresi dhe nën kujdesin e kujt organizohet. Nëse lexojmë deklaratën përmbyllëse të këtij kongresi do të kuptojmë qartazi se nevoja politike që ka lëvizja kundër ndryshimeve revulucionare i ka shtyrë që ta mbajnë këtë kongres.
Ajo çka e konfirmon diçka të tillë janë çallmaxhitë më të dalluar që morën pjesë në këtë kongres, të cilët kanë iluminuar imazhin e terrorit, shtypësve dhe kriminelëve zyrtarë dhe kanë rrënjosur botëkuptimin e shtypjes përmes fetvave, emisioneve, programeve, shkrimeve fetare në shumë evelimente zyrtare dhe popullore, qëndrime të cilat përputhen me vizonin që kanë përkrahësit e anti-revulucionit dhe financuesit e tij. Ndoshta një nga rekomandimet më të dalluara që nxorri ky kongres dhe më shterpi ishte se konsideronte “Ehli Sunet dhe Xhemat” vetëm esharitë dhe maturiditë, duke përjashtuar miliona muslimanë të vendeve të mëdha islame dhe sunite nga domethënia e “Ehli sunetit”, vendim i cili vë në dukje orinentimet politike për ti zbutur disi karakterisitikat e caktuara për disa vendeve dhe organizata që për çudi kongresi përmes “institucionit të tij të shenjtë” nuk i nxjerr zakonisht këto vende dhe as këta njerëz nga domethënia e “Ehli sunetit”.
Këto rekomandime politike në thelb, por që në dukje jane fetare dhe doktrinale, bëjnë thirrje për më shumë përçarje dhe konflikte mes muslimanëve, sidomos kur bëhet fjalë për një çështje islame të trashëguar dhe historike, e cila nuk është ndarë asnjëherë në mënyrë përfundimtare nga dijetarët e umetit edhe pse ka një kohë e gjatë.
Rikthimi i këtyre çështjeve në vëmendje dhe në krye të çështjeve të tjera, si dhe përfshirja e muslimanëve në debate në lidhje me domethënien dhe botëkuptimin e Ehli Sunetit dhe Xhematit në kushtet kur ky xhemat vritet, persekutohet dhe frikësohet pasi janë ushtruar mbi të të gjitha llojet e shtypjes dhe robërimit nga institucionet e shtetit zyrtar dhe milicitë e vendeve që e stimulojnë nën hijen e çallmave për ta përhumbur këtë botëkuptim, nuk ka synim tjetër veç angazhimit të rajonit me më shumë mosmarrëveshje, konflikte, ekstremizëm dhe gjakra, dhe përfshirjen e tij në përplasje llafesh të pa dobishme në këto momente historike që po kalon rajoni. Ndërsa për çallmexhitë e pallateve zyrtare kjo përfaqëson një etapë të re për të luajtur me fenë dhe me mesazhin e madh të saj, me qëllimin për të rrënjosur “Fikhun e shtypjes” dhe “Fikhun e mbrojtes së dhunës dhe fitimit të kënaqësisë prej saj.”