Kostunica: Qeveria e Dacicit do ta njoh Kosovën

Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Kostunica, ka thënë se është pashmangshme që qeveria e re serbe ta njoh pavarësinë e saj.

“Shohim se qeverisë së re disi i konvenon që BE në këtë çast nuk kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës, por ju paralajmërojmë se do të kërkojnë gjithçka dhe se pranimi do të jetë i pashmangshëm në fund. Kur fryti piqet, ai vetë bie”, tha Kostunica për “Vecernje Novosti”.

Duke komentuar deklaratën nga Presidenti të Parlamentit Evropian, Martin Schulz, se në fund të rrugës për në BE është njohja e Kosovës, Kostunica tha se “ka ardhur koha kur shtete perëndimore do të shpallin se njohja e Kosovës është kusht për hyrje në BE”. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakNdërtimi i magjistrales nën mbikëqyrjen e policisë
Artikulli vijuesPE: EULEKS-i të veproj në gjithë Kosovën