Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të jshtëzakonshme në komunën e Drenasit edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi përgatitjet.
Ky institucion ka njoftuar se sot gjatë ditës do të mbajë mbledhje për të diskutuar për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme e që në rend të ditës do të ketë Shqyrtimi i Planit të buxhetit për zgjedhjet dhe Angazhimi i stafit jo permanent.
Komuna e Drenasit shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, që do të mbahen me 4 dhjetor, pas vendimin të Gjykatës së Apelit e cila e konfirmojë dënimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës ndaj tashmë ish-kryetarit të kësaj komune, Nexhat Demaku. /Insajderi.