Maliki: Franca e vendosur për konferencë paqësore për Palestinën

Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Maliki tha se Franca është e vendosur që të organizojë konferencën paqësore pa marrë parasysh qëndrimin e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Maliki dha deklarata për media pas takimit të presidentit të Palestinës Mahmud Abbas me Ministrin e Jashtëm të Francës Jean-Marc Ayrault.

“Sot nga Ayrault morëm informacione në lidhje me përmbajtjen e takimit të tij me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu. Neve na theksoi se Franca vazhdon përgatitjet e saj për mbledhjen në nivelin e ministrave”, tha ministri palestinez.

Sipas tij, takimi i ministrave mund të shtyhet për një ose dy ditë për shkaqe teknike. “Franca është e vendosur për vazhdimin e përgatitjeve që mbledhja të mbahet për kohë të shkurtër. Ne shprehëm gatishmërinë për bashkëpunim në çdo fushë dhe deshëm që përpjekjet të përfundojnë me sukses”, tha Maliki.

Ai gjithashtu duke folur në lidhje me qëndrimin e Izraelit ndaj nismës së Francës, tha se “Siç e dini Izraeli që nga ajo kohë kur u prezantua kjo ide është duke e kundërshtuar. Netanyahu sot e përsëriti këtë qëndrim dhe vuri theks të veçantë në negociatat bilaterale. Por, ministri francez edhe atij edhe neve na tregoi se janë të vendosur për vazhdimin e përgatitjeve”, tha Maliki.

Shefi i diplomacisë franceze të martën e kaluar në fjalimin e tij në parlamentin francez, njoftuar se vendi i tij më 30 maj do të organizojë një mbledhje ndërkombëtare të nivelit të ministrave në lidhje me krizën Izrael-Palestinë.

Qeverisja palestineze e ka mirëpritur këtë nismë ndërsa Izraeli shprehu qëndrim negativ.

Artikulli paraprakNë 24 orët e fundit janë arrestuar 80 migrantë, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni
Artikulli vijuesErdogan: Shpifjet e tyre nuk mund të na largojnë nga reagimi për të vërtetën