Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, iu drejtua me një fjalë deputeteve të pranishëm, duke theksuar nevojën e ruajtjes dhe mbrojtjes së demokracisë. “Gatishëmria për kompromis është kushti i domosdoshëm për funksionalitetin e një sistemi demokratik.
Kjo është në gjermani, shpesh grupet politike konkurruese mes tyre kanë pritshmëri apo edhe veprime për tiu vënë kundërshtarët në një pozicion të vështirë dhe një lëvizje e natyrshme e sitemit politik që pakicat duan të bëhen shumica, pikërisht ne në Gjermani kemi bërë përvoja ekzemplerae që kanë qenë ekstreme ekziston edhe vëmendja e kuptueshme për vendet që gjenden në procese të transformimit, për proceset që duhet të kalojnë”, tha ai.
Ndër të tjera zoti Lammert, theksoi nevojën e reformave, duke vënë theksin te reforma në drejtësi, për sigurimin e nje drejtësie të pavarur e të besueshme si kusht kryesore për në BE.
“BE nuk eshte ne nje situate plotesisht te thjeshte. Zhvillimi i BE varet nga aftesia per kompromis i 28 vendeve anetare, kjo i rrit pretendimet per te pasur anetare te tjere dhe une shoh nje numer shume te kufizuar vendesh qe do i perfyturuara si vendet e pakta anetare, Shqiperia eshte nje nga te paktat vende qe e perfytyroj, e per te cilin une uroj te kete proces reformash te shpejta, per te vendosur bazat e negociatave”, e mbylli fjalën e tij Presidenti i Bundestag-ut Gjerman.