Krimi makabër në Vlorë, 31-vjeçari u fut në shtëpi me kokën e nipit në dorë

Një krim i rëndë ka tronditur sot Vlorën.

Xhaxhai me probleme mendore ka masakruar nipin e tij 12-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Palasë të Vlorës, ku Jorgo Zani 31 vjeç i ka prerë kokën të nipit.

Policia ka arrestuar në fragrancë 31-vjeçarin në momentin kur kokën po e çonte në banesë, raporton Ora News.

Ka ndërhyrë menjëherë policia, e cila trupin e fëmijës e ka gjetur jashtë banese, ndërsa kokën brenda shtëpisë.

Nuk dihen rrethanat e këtij krimi të rëndë, por policia thotë se 31-vjeçari ka pasur probleme të rënda psiqike.

Ai ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik disa herë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi makabër.

Artikulli paraprakBiden: Largoni zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar nga detyrat e shërbimit publik
Artikulli vijuesVazhdon çmenduria: Qëllon vëllain dhe kunatën, 1 i vdekur