Kritikët bëjnë thirrje për mbikqyrje më të fortë të transmetimit në Kosovë

Agjencia e rregullimit të transmetimit t Kosovës ka mbetur prapa në trajtimin e shkeljeve, thonë kritikët dhe në kalimin në transmetimin dixhital.

Vëzhguesit dhe ekspertët po kërkojnë që agjencia rregullatore e mediave në Kosovë të mbikqyrë më me forcë standartet dhe praktikat e transmetimit.

E krijuar më 2005, Komisioni i Pavarur i Medies (KPM) i Kosovës përfshin një personel prej 31 vetësh dhe shtatë anëtarë bordi që rregullojnë spektrin e frekuencave dhe zbatojnë rregullat e transmetimit. Kritikët thonë se KPM është bërë e politizuar dhe ka mbetur prapa në trajtimin e shkeljeve të rregullave.

Milazim Krasniqi, dekan i departamentit të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, i tha SETimesse Komisioni i Pavarur i Mediave ishte aktiv në Kosovë gjatë periudhës së UNMIK-ut, por ishte nën presion politik, gjë që mbetet një problem.

“Që nga kosovarizimi i KPM-së, ka patur një dobësim të rolit të institucionit pasi njerëz jokompetentë janë zgjedhur si anëtarë të bordit,” tha Krasniqi. “Ata ishin njerëz që nuk shkuan atje për të forcuar KPM dhe për të forcuar ligjshmërinë, por thjesht për të kryer disa interesa të pjesshme.

“KPM, në vitet e fundit ka pakësuar funksionimin dhe ndikimin e vet. Fakti është që Kosova ka një anarki transmetimi vendor që ka prishur tregun e reklamës … dhe KPM nuk ka qenë në gjendje të detyrojë rregullin në këtë fushë.”

Sipas raportit të komisionit për 2011-tën, 19 transmetues vendorë e rajonalë kanë shkelur rregullat që ndalojnë reklamat e tele-blerjeve gjatë orëve të ditës. Të 19 ato i vazhdojnë këto transmetime me gjithë paralajmërimet nga KPM. Departamenti ligjor i agjencisë trajtoi 18 raste të shkeljeve të rregullave këtë vit, më së shumti që përfshijnë reklamat.

Qenë 23 raste që merren me rregullimet që përfshijnë mbrojtjen e të miturve nga përmbajtja e dëmshme. Transmetuesit nuk përputhen me njoftimet e shkruara të KPM në pesë nga këto raste. Ka patur gjithashtu 86 raste të mospagimit të tarifave të licencave dhe 23 nga to janë proceduar në gjykatën ekonomike të Prishtinës.

Krasniqi tha se KPM ka qenë e përqëndruar vetëm në transmetuesit publikë, duke mundësuar kaos në tregun e transmetimit në Kosovë.

“Duhet të ketë përpjekje për disiplinimin e televizionit lokal dhe rajonal sepse ato kanë degjeneruar tregu, kanë prishur shijen e publikut dhe kanë hyrë jo normalisht në një garë me transmetuesit kombëtarë,” tha Krasniqi.

Ekzistenca e rregullatorit të transmetimit është thelbësore, jo vetëm për të ndarë frekuencat, por gjithashtu për të rregulluar përmbajtjen e programit. Misioni i OSBE-së në Kosovë tha se pa këtë autoritet tregu i medies elektronike do të ishte në rrëmujë.

“Vonesat në emërim të anëtarëve të KPM-së cënuan jo vetëm punën e zyrës, por gjithashtu të gjithë tregun e mediave në Kosovë,” i tha SETimesNikola Gaon, zëdhënës për OSBE në Kosovë. “Shumë raste të pazgjidhura ishin mbledhur në zyrën e KPM-së e zhvillimi i strategjisë për futjen e standarteve dixhitale tokësore televizive në Kosovë është pezull.”

Zëdhënësja e KPM-së Fikrete Çoçaj tha se komisioni po “punon intensivisht” për të finalizuar strategjinë e vet dixhitale. Ajo tha se akuzat se KPM është subjekt i manipulimit politik janë të pabaza.

“Personeli i KPM-së nuk merr udhëzime nga asnjë person apo njësi, përfshirë ato qeveritare,” tha Çoçaj.”Pavarësia e LPM-së është respektuar në të gjithë kohët dhe asnjë person apo njësi nuk do të lejohet të ndikojë anëtarët e KPM-së në realizimin e detyrave të tyre.”/set

Artikulli paraprakBE: Gjyqësori në Kosovë vuan nga ndërhyrjet politike
Artikulli vijuesProgramet synojnë të kthejnë rrjedhjen e trurit