Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca e kanë kritikuar rolin e Rusisë në konfliktin në Siri dhe i kanë bërë thirrje Moskës që të ndalojë t’i ketë në shënjestër grupet opozitare të cilët po luftojnë kundër grupit militant Shteti Islamik.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, tha më 20 janar se rusët “janë në rrugë të gabuar strategjike dhe gjithashtu në disa raste taktike”.
Ai foli pas një takimi në Paris të ministrave të jashtëm të shtatë vendeve që janë pjesë e koalicionit kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri dhe Irak.
“Ne nuk kemi bazë për bashkëpunim më të gjerë (me Rusinë)”, ka shtuar ai.
Homologu i tij britanik, Michael Fallon, tha se është “shumë i shqetësuar” nga përdorimi i armëve që janë të ndaluara e qe kanë shkaktuar “disa qindra viktima (në mesin e civilëve)”.
Fallon ka thënë të kenë parë sulmet e forcave ruse kundër opozitës siriane, veçanërisht në jug të Sirisë, të cilat sipas tij, thjeshtë po e zgjasin luftën siriane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov, i ka hedhur poshtë pretendimet e Fallon, duke u quajtur ato “gënjeshtra të shpifura”.
Rusia synon që ka bombarduar “terroristët” në Siri dhe se nuk ka shkaktuar ndonjë viktimë nga radhët e civilëve.
Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, tha se Parisi shpreson që “Rusia do t’i përqëndrojë përpjekjet e saj kundër Shtetit Islamik” dhe do të ndalojë së bombarduari grupet që e kundërshtojnë presidentin Assad e që njëkohëshisht luftojnë kundër grupit militant Shteti Islamik.