Nuk ndalen vrasjet: Ekzekutohet gjatë natës një 20-vjeçar

Një 20-vjeçar u vra me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit rreth një orë pas mesnatës.

Viktima është Ervis Zyba nga Mamurrasi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në një lokal me muzikë live në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Viktima fillimisht u plagos dhe u dërgua në spital, ku më pas humbi edhe jetën si pasojë e plagëve të marra.

Fillimisht viktima dhe dy persona janë zënë brenda lokalit për arsye që ende nuk dihet dhe më pas kanë dalë jashtë ku e kanë qëlluar 20-vjeçarin.

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Ndërkohë janë shoqëruar personeli i lokalit dhe po merrn në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakLista Serbe kushtëzon votimin për president
Artikulli vijuesKukës, sekuestrohet 2040 kg kafe kontrabandë, në pranga poseduesi