Smartype do të lehtësojë të shkruarit në tastierë

Ndërthurrja e tastierës me një ekran LCD nuk është diçka revolucionare. Art Lebedev e ka praktikuar këtë gjë të paktën që prej vitit 2008.

Por deri tani këto lloj pajisjesh kanë qenë më tepër të synuara drejt përdoruesve potencialë dhe atyre të lojrave. Qëllimi kryesor i Smartype është të shfaqë ekzaktësisht atë që jeni duke shkruar.

Kjo iu mundëson përdoruesve që nuk janë profesionistë në fushën e shtypjes në tastierë të kontrollojnë në kohë reale atë se çfarë shkruajnë nga tastiera, pa pasur nevojë të largojnë shikimin prej saj.

Përveç kësaj karakteristike, ka edhe disa të tjera tepër interesante si një njoftim për motin aktual. Vetë emri i tastierës ‘smart’ synon që të sjellë një revolucion në botën e shtypjes në tastierë.

Për momentin Smartype është i disponueshëm vetëm në Izrael, por kompania po punon për ta nxjerrë në tregun ndërkombëtar. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.kohaislame

Artikulli paraprakAAK-ja, si AKR-ja e 2010-s
Artikulli vijuesKur është koha e duhur për të ndërruar routerin