Në Kuran kemi shumë fenomene që na tregojnë se ky është një libër i shpallur nga ana e Allahut të Madhërishëm. Secila fjalë në këtë libër, që nga e para deri te e fundit është përdorur me një arsyeje. Në këtë tekst do të analizojmë fjalën يُزْجِي , (juzxhi) e cila përsëritet dy herë në Kuran dhe atë në dy kontekste – së pari përmendet në kontekstin e valëve të detit, ndërsa herën e dytë përmendet për lëvizjen e reve.
Allahu i Madhërishëm thotë:
(رَبُّكُمُ الَّذِي يُزْجِي لَكُمُ الْفُلْكَ فِي الْبَحْرِ لِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ إِنَّهُ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا) (الإسراء: 66)
“Zoti juaj është ai që bën anijen të lëviz nëpër det për të kërkuar nga begatitë e Tij. Ai është vërtetë i Mëshirshëm me ju. (Isra, 66).
Pra, anijet lëvizin nëpër det duke ndjekur valët e detit (të cilat formohen për shkak të rrymave të detit), andaj në Kuran është përmendur fjala يُزْجِي , në kontekstin të anijeve që lundrojnë nëpër det me caktimin e Allahut.
Në ajetin tjetër Allahu i Madhërishëm thotë:
(أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يُزْجِي سَحَابًا ثُمَّ يُؤَلِّفُ بَيْنَهُ ثُمَّ يَجْعَلُهُ رُكَامًا فَتَرَى الْوَدْقَ يَخْرُجُ مِنْ خِلَالِهِ وَيُنَزِّلُ مِنَ السَّمَاءِ مِنْ جِبَالٍ فِيهَا مِنْ بَرَدٍ فَيُصِيبُ بِهِ مَنْ يَشَاءُ وَيَصْرِفُهُ عَنْ مَنْ يَشَاءُ يَكَادُ سَنَا بَرْقِهِ يَذْهَبُ بِالْأَبْصَارِ) [النور: 43]
“A nuk e vëren ti se Allahu i shtyn retë ngadalë e pastaj i bashkon e i grumbullon njërën mbi tjetrën, derisa të shohësh shiun se si del prej tyre dhe bie nga qielli?! Ai, prej reve të mëdha si mali, lëshon breshrin e me të godet kë të dojë, kurs e shmang prej kujt të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tyre (reve) gati ta merr shikimin. (Nur, 43).
Ky ajet siç e shohim flet për retë. Këtu shtrohet pyetja: Cila është ngjashmëria mes lëvizjes së anijeve dhe lëvizjes së reve në qiell?
Të shohim foton më poshtë e cila është bërë nga orbita, ndërsa tregon lëvizjen e reve. Jo, këto nuk janë valët e detit, por “valët e reve”, kështu duken retë në një foto të shkrepur u me shpejtësi.
Lëvizja e tyre duket e njëjtë sikur lëvizja e valëve të detit – kështu Kurani na e ka përshkruar pamjen e lëvizjes së reve shumë kohë para se shkencëtarët ta bëjnë këtë foto të shpejt. Kjo na tregon se Ai që e shpalli Kuranin e sheh edhe si duken gjërat nga lartë – e si të mos e sheh kur Ai është Krijues i gjithçkaje që ekziston?
Burimi: Akos.ba
Përshtati: Arsim Dauti
(Islampress)