“Kur’ani për të gjithë ” mesazh në stacionet e autobusëve

“Kur’ani për të gjithë ” mesazhi i paraqitur në stacionet e autobusëve dhe në vendet e shquara në Bangalore City, në Indi.

Kur mesazhi i davetit ”Kur’ani për të gjithë” u paraqitë për herë të parë në të gjithë qytetin Bangalore, në më shumë se dhjetë stacione të autobusëve, mijëra jo-myslimanë thirrën dhe vizituan Qendrën Selam dhe morrën dhuratë paketa me Kur’an nga Qendra Salam.

Qendra Salaam në Bangalore, është e angazhuar në paraqitjen, shpërndarjen e Kur’anit, në mesin e jo-muslimanëve. Ajo ka paraqitur mësimet e Islamit, të Kur’anit dhe të Profetit Muhammed (a.s.) për mijëra njerëz. Ajo i largon mitet rreth muslimanëve në mënyrë që të ndërtojnë mirëkuptim pozitiv dhe të nxisin marrëdhënie vëllazërore.

Fushata e Qendrës Selam ”Kur’ani për të gjithë” ishte jashtëzakonisht e suksesshme në përcjelljen e mesazhit Kur’anor për profesionistë të tillë si mjekët, zyrtarë të policisë, mësuesë, avokatë, gjyqtarë, akademikë, intelektualë, profesionistë të ndryshëm dhe studentë.

 

(Islampress)

 

Artikulli paraprakPeshkopi anglez: “Kurani të bëhet pjesë e kurorëzimit britanik”
Artikulli vijuesErdogan: Studentët në Turqi e njohin Ajnshtajnin, por jo edhe Ibn Sinanë