Kush është hoxha që u vlerësua si “Skënderbe” e që i shkroi presidentit Wilson

Nga Ermir Hoxha

Sot, hoxhallarëve që iu qepen ku e ku t’ju kapin ndonjë frazë që më pas “t`i bëjnë lanet” në rrjete sociale, si të ishin pesonazhe për rubrikë Show Biz-i, por dje, në një të kaluar sa të largët aq dhe të afërt, figura e hoxhës “të trembte” me prestigjin e vet, pozitën e lartë në jetën publike, madje edhe politike apo administrative, ndërkohë që dhe shoqëria ishte krejt diç tjetër, i vinte më era dinjitet.

Një nga ata ka qenë Kadri Prishtinë, i njohur si Hoxhë Kadriu, njeriu që vuri themelet e jurispundencës shqiptare në agimet e shtetit të pavarur. Në aspektin e jetës private, ai njihet si gjyshi i Nevila Nikës, ish-drejtoreshës së Arkivit Shqiptar.

Hoxha Kadriu  është ndër ato personalite, ku përfshihet edhe Noli, i cili ka shkruar letër Presidentit Wilson, atij që konsiderohet një ndër “etërit amerikanë” të ekzistencës së Shqipërisë si shtet, në kohët e vështira të fillimshekullit të ‘20-të.

Në letër, interesant është fakti se ai, edhe pse kosovar, nuk flet si i tillë por si shqiptar, e që dert e ka Shqipërinë, të nënkuptuar së bashku me Kosovën. Kështu ishte dhe koha. Shqipëria e Kosovës konsideroheshin një e vetme.

Letra e Hoxha Kadriut për presidentin Wilson:

Shkëlqesisë së tij, Wilson, Kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  

Shtetet e mëdhenj besëlidhura katër vjet me radhë megjithëse e kanë shpallur para gjithë botës se ata luftuan për të siguruar dhe fituar lirinë dhe indipendencën e shteteve të vegjël, konferenca e Paqes në Paris, atë shpalljes që jepte sihariqin se mbas këndej do të mbretërojë dëshira e popullsisë, e harroi dhe është dukë dhënë hirën e saj për të copëtuar Shqipërinë, e cila indipendëncën e saj e kishte fituar më parë nga lufta në fjalë.

 Konferenca e Versajit në qoftë se do të pranojë prozhenë që diskutuar, atëherë ajo do të bëjë një padrejtësi më të madhe se ajo që iu bë Polonisë në shekullin e 18-të.

Prandaj ky paramendin i Konferencës, pasi synon të dhënit fund ekzistencës të një kombi më shekullor të Europës, përpara dëshirës së kombit tonë, nuk do të gjejë vend të zbatohet. Shqiptarët një Europe që nuk do të dojë t’ju njohë të drejtën e ekzistencës së tyre dhe një Europë që ekzistencën e tyre do t’ja sakrifikojë ndjesive të lakmuesve, shqiptarët të drejtën e ekzistencës dhe të indipendëncës së tyne, do të dëftejnë duke derdhur gjakun e tyre.

Shqiptarët çdo traktat që të jetë bërë për të shuar indipendëncën e kombësisë së tyre, rreshtat dhe faqet e atyre traktateve do të fshinë me gjakun e tyre dhe nga të drejtat e tyre që janë forcuar me principet e zotërisë tuaj, asnjëherë nuk do të heqin dorë.

Vendimet e tij që prishën qetësinë e rruzullit, jemi të bindur se, ndërgjegja e lartë dhe njerëzimi i përsosur i Amerikës, nuk do t’i pranojë.

Prandaj ju lutem që shkëlqesia juaj, vendimin që konferenca do ta vërë në bisedim për Shqipërinë, si u parashtua më lart, të mos e pranojë të vënit në bisedim.

Pranoni ju lutem zoti kryetar, nderimet tona më të larta.

                                                                                                                                                    15 janar 1920      

urdheri

Dhe kjo veprimtari e tij politike e atdhetare, ka bërë ai të dekorohet me urdhërin “Gjergj Kastriot – Skënderbeu”, në lidhje me kontributin e tij në themelimin dhe aktivitetin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, një gjë që narrativa e sotme mediatike e ka të vështirë ta kapërdijë si normale.

Referuar librit “Nga Kosova për Kosovën” të historianit Marenglen Verli – /tesheshi.com/  

Artikulli paraprakBombarduesit rusë ngrihen nga Irani për sulme ajrore në Siri
Artikulli vijuesThaçi përkulet pranë lapidarëve serbë