Kush është spiunia që zbulon videot e ISIS dhe arrin gjithmonë t’i ketë ato ekskluzive?

E lindur në Irak nga një familje hebreje, i ati i saj u vra brutalisht nga Sadam Huseini me akuzat “spiunazh për llogari të Izraelit”. Sot shkruan “Italia Oggi”, Rita Katz jeton në Amerikë dhe me faqen e saj monitoron xhihadin global. Pjesa më e madhe e videove të prodhuara nga ISIS dhe shpërndarja e tyre nga mediat botërore, shfaq  haptazi një shkrim me germa blu dhe portokalli: “Faqja për Kërkimin Ndërkombëtar të subjekteve terroriste. Faqja është krijimi i Rita Katz, 52-vjeçe me të shkuar spiunazhi. Ashtu siç shkruan dhe “Italia Oggi”, pasuritë e familjes u konfiskuan dhe Rita, bashkë me nënën e saj u zhvendos në Izrael, ku studioi në Universitetin e Tel Avivit dhe shërbeu në Forcat e Mbrojtjes Izraelite. Në vitin 1997 ajo u transferua në Amerikë dhe filloi të bashkëpunojë me FBI, duke ia dalë të depërtojë në disa grupe të mëdha terroriste në vend. Katz duket se ka ekskluzivitetin mbi çdo gjë që vjen nga bota e terrorizmit. Ashtu siç e pohon dhe “Italia Oggi”, në 2007 ishte Katz ajo që dërgoi në Shtëpinë e Bardhë videon e fundit të Osama Bin Laden, si dhe një video të zëvendës kreut të Al Kaidës, Ayman al-Zawahiri, e cila u lejua në faqe më herët se të publikohej në faqet e internetit të militantëve”.

#ISIS linked accounts warn, “#ISIS to Rome, God willing”; create hashtags: #We_Are_Coming_O_Rome; pic.twitter.com/VjxSf93oHZ

— Rita Katz (@Rita_Katz) 19 Febbraio 2015

Faqja elektronike me të drejtë që këtë punë nuk e bën pa para. Lindur si një shoqatë jo për fitim, shkruan “Italia Oggi”, ka ndryshuar dhe statusi i financimit të saj tashmë nga shërbimet inteligjente amerikane dhe nga grupe private. Ka nga ata që e akuzojnë Katz se krijon alarme të panevojshme në mesin e perëndimorëve. Por sipas “Italia Oggi” tingëllon e çuditshme që “një spiun i Mossad, paguar nga SHBA, të jetë burimi i vetëm mediatik për Isis, për më tepër në kohërat e politikës botërore kundër terrorizmit”./Respublica

Artikulli paraprakDështimi i rritjes ekonomike si model
Artikulli vijuesKriza në Ukrainë, Mek Kein: Më vjen turp për SHBA, Merkel ligjëroi copëtimin