Lajm i mirë nga Fondi për sigurim shëndetësor, Haneta brenda javës niset për kurim në Turqi

Një lajm i mirë sot ishte për vogëlushen  Haneta Saliu nga Nerezi i Shkupit, e cila vuan nga deformimi i shtyllës kurrizore.  E ky lajm i parë u mësua fillimisht nga TV21, përmes një përgjigje të Fondit Shëndetësor se 11 vjeçarja ka marrë përgjigje pozitive për tu shëruar jashtë shtetit. Kjo përgjigje erdhi pas mendimit pozitiv edhe nga konsiliumi i mjekëve.

“FSSHM Ju informon se, kërkesa e H.S. për shërim jashtë vendit është e miratuar nga ana e të dy Komisioneve për Mjekim, respektivisht, vendimi përfundimtar i mjekimit është pozitiv dhe brenda javës pritet të realizohet mjekimi në Turqi.

Me respekt,

FSSHM”

Por, ky ishte një lajm cili ende nuk kishte mbërritur tek Haneta dhe as tek prindërit e saj. Shkuam deri në vendin e punë së Sadullahut, babait të Hanetës, për t’i treguar se vajza e tij mori dritë jeshile për kurim jashtë vendit.

Gazetarja: Ne erdhëm pa të lajmëruar, por në fakt e kemi një lajm shumë të mirë për ty. Sot Haneta e mori dritën jeshile për kurim jashtë vendit.

Sadullah (babai i Hanetës) : Me të vërtetë?! Këtë ditë e paskam pritur, Me të vërtetë gëzim i madh.

Por, lajmin akoma nuk e kishte marrë Haneta e cila ndodhej në shtëpi me nënën e saj.

Ajo nuk e dinte, se për çfarë arsye ndodheshim edhe ne aty. Fjalët e saj ishin të pakta, por shpresa që i doli në pah me buzëqeshjen, fliste shumë më tepër.

Sadullah: Haneta a e din çka ka të re?

Haneta:Çka?

Sadullah: E kanë dhënë lajmin.

Haneta: Për cka ?

Sadullah: Për shërim.

Rasti i Haneta Saliut për herë të parë u trajtua nga TV21. Familja Saliu gjatë kohë po kërkonte mundësi që vajza e tyre të dërgohej për shërim jashtë vendit. E kjo ishte edhe dëshira më e madhe e Hanetës, e cila preku gjithë opinionit.

Haneta disa ditë më pas u solidarizua edhe me familjen e Tamara Dimovskës, e cila kishte dal në protestë për të kërkuar zbardhjen e rastit të vdekjes së fëmijës së tyre, pasi që asaj nuk iu mundësua me kohë, shërimi jashtë vendit. Në këtë protestë takimi i Zhaklina Dimovskës, nënës së Tamarës me Haneta Saliun i emocionoi të gjithë.

Reagimi i institucioneve nuk vonoi. Vajzës iu caktua takim me mjekun Neron Popovski, dhe dy javë më pas mori mendimin e konsiliumit, ndërsa sot  na ditën ndërkombëtare të gruas , ajo mori edhe të drejtën për kurim jashtë vendim.

Artikulli paraprakOrganizatat humanitare Merhamet dhe VEFA ndajnë ndihma në Tabanoc
Artikulli vijuesFshati në mes të shkretëtirës (Video)