Lavrovi paralajmëron përkeqësim raportesh me SHBA-në

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se legjislacioni i propozuar nga senatorët amerikanë për vdekjen në burg të Sergei Magnickit do të dëmtojë raportet mes SHBA-së dhe Rusisë.


Lavrov, në një adresim televiziv, e quajti projektligjin si “anti-rus” dhe një përpjekje për “t’u përzier” në punët e brendshme të Rusisë.
Magnicki një avokat 37 vjeçar, ka vdekur derisa ishte në paraburgim në vitin 2009, pasi kishte përfshirë zyrtarë të lartë rusë në një skemë mashtrimi.
Atij i është refuzuar vazhdimisht dhënia e ndihmës mjekësore.
Këtë javë, Rusia hodhi poshtë akuzat kundër njërit prej dy mjekëve të arrestuar, të akuzuar se kanë shkaktuar vdekjen e Magnickit për shkak të neglizhencës së tyre.
Legjislacioni i propzouar parasheh sanksione kundër zyrtarëve rusë që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.BS/kohaislame

Artikulli paraprakZvogëlohet prodhimi i iPadit të ri
Artikulli vijuesKukan: Zgjerimi i BE? Pas Kroacisë radha e Malit të Zi