Lidhja Demokratike e Kosovës po ndihet e shantazhuar nga institucionet e Kosovës, për shkak të qëndrimit të saj, për të mos votuar reformën zgjedhore dhe kushtetuese. Përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare thonë se presioni institucional ndaj kësaj partie po vazhdon në disa mënyra, ndërsa njëri nga to, sipas tyre, është edhe arrestimi i disa zyrtarëve komunalë.
Analistët politik janë të ndarë rreth kësaj çështjeje. Disa mendojnë se Qeveria e Kosovës po i shfrytëzon mekanizmat e shtetit për të bërë presion ndaj LDK-së, ndërsa disa të tjerë arrestimet e fundit për korrupsion i marrin masa preventive ndaj hajnisë ordinere që është instaluar në të gjitha poret e funksionimit institucional.
Imri Ahmeti, i cili është anëtarë kryesisë së LDK-së, ka thënë për “Zëri” se arrestimet e fundit mund të interpretohen si presion ndaj LDK-së sidomos në kohën kur “korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk po luftohen, por po kultivohen në të gjitha instancat e shtetit tonë deri në nivel qeveritar”.
“Nuk kemi si ta konsiderojmë ndryshe, vetëm si presion , derisa kemi deklarimet publike të individëve të caktuar që implikojnë figura të larta shtetërore për krime ndaj shtetit dhe figurave të larta shtetërore. Në fakt ky tentim është tentim i zhvendosjes së opinionit nga krimet e rënda, nga problemet brenda PDK-së dhe proceset e reformimit të PDK-së, për të orientuar vëmendjen te LDK-ja”, ka thënë Ahmeti.kohaislame
You Might also Like
Në Ferizaj, arrestohen 170 persona që s’i paguan gjobat e komunikacionit
Njësitet e Stacioneve Policore që veprojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,…
By
1 Min Read
Pacolli thotë se s’do lejojë më që të mashtrohet, Qeverisë ia numëron dështimet
Ish numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar ato që kreu aktual…
By
7 Min Read
Përfaqësuesi nga Ambasada e Kosovës në Rijad, viziton Universitetin e Kasimit
Sekretari i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Rijad të Arabisë Saudite z.Vahid Haxhiu, vizitoi…
By
1 Min Read
Këto komuna do të mbesin nesër pa rrymë
KEDS-i ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara të furnizimit me energji elektrike në disa zona,…
By
5 Min Read
Krasniqi, Buzhalës: Jeni i vogël me u marr me të tjerët
Debati për procesin e privatizimit në Kuvend të Kosovës nuk ka kaluar pa gjuajtje fjalësh…
By
2 Min Read
Kaos në KEK, vetëm dy blloqe aktive
Sipas një njoftimi te KEDS momentalisht vetëm dy blloqe gjeneruese janë aktivë në KEK dhe…
By
2 Min Read
