Lehtësoni punën në shfletues përmes shkurtimeve nga tastiera

Mouse-i mund të jetë mënyra më intuitive për të naviguar në ueb përmes shfletuesve, por nuk është më efiçentja.

Në këtë rast, nëse doni të përshpejtoni punën tuaj në ueb, alternativa më e mirë janë ndoshta shkurtimet nga tastiera (shortcuts).

Përmes tyre mund të kaloni nga një faqe në tjerën me tastet, nga fillimi i faqes në fund etj.

Më poshetë ju paraqesim disa nga shkurtimet më të dobishme të cilat funksionojnë në Firefox, Chrome, dhe Internet Explorer. (PCWorld Albanian)

Navigim i përgjithshëm

Detyra – Shkurtimi
Kalim në faqen paraardhëse – Backspace
Kalim në faqen nga e cila u kthyet – Shift-backspace
Kalim në full screen – F11

Navigimi brenda faqes

Kalo poshtë – Spacebar
Kalo lart Shift-Spacebar
Shko në fund të faqes – End
Shko në fillim të faqes – Home

Lëvizja mes faqeve

Hap një tab të ri – Ctrl-T
Mbyll tab-in aktual – Ctrl-W
Kalo në tab-in ngjitur në të djathtë – Ctrl-Tab
Kalo në tab-in ngjitur në të majtë – Ctrl-Shift-Tab
Kalo në një tab të caktuar – Ctrl-numër

(Për shembull, Ctrl-3 për të kaluar në tab-in e tretë)

/pcworld.al/kohaislame

Artikulli paraprakKosova më keq se Bosnja
Artikulli vijuesGëzim Kelmendi: Sqarim rreth votimit tim për "Marrëveshjen"