BESA konstaton se sistemi shëndetësor në Maqedoni bën diferencim në aspektin e ndarjes së mjeteve financiare për teknologji dhe mirëmbajtje të objekteve, si dhe në aspekt të kapaciteteve njerëzore.
Këto elemente shqetësuese për gostivarasit aq më shumë vijnë në shprehje me instalimin e sistemit të korrupsionit, ndërsa mbeturinat e hedhura gjithandej nëpër gjithë objektin, epruvetat, qeset e gjakut, gjilpërat, qentë endacakë dhe gjithçka tjetër që përbën shëmti të llojit, janë simptoma se në çfarë derexhe kancerogjene është spitali i Gostivarit.
Prandaj Lëvizja BESA – Gostivar u bën thirrje organeve përgjegjëse, që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që sa më shpejt ta vënë binarë të duhur spitalin e qytetit, aty të vendoset rendi dhe pacientëve t’u ofrohen të gjitha kushtet e nevojshme.