Ahmeti dhe Thaçi le të dalin para shqiptarëve dhe të tregojnë se me çfarë rreziku përballen nëse e kundërshtojnë politikën e VMRO-së. Ne, si BESË – me ndihmën e shqiptarëve, jemi në gjendje t’i garantojmë edhe Ahmetit edhe Thaçit siguri nga çdolloj rreziku që u vjen nga VMRO-DPMNE-ja, nga Gruevski ose Mijallkovi, qoftë për ata ose për familjet e tyre. Prandaj ndërpriteni menjëherë politikën tuaj antishqiptare.
Për fund edhe një herë apelojmë deri te të gjithë deputetët shqiptarë në Parlament se ne si BESË, me ndihmën e popullit shqiptar në Maqedoni, mund t’ju garantojmë siguri të plotë nga kërcënimet eventuale që i keni nga VMRO-ja, Gruevski, Mijallkovi, Ali Ahmeti ose Menduh Thaçi. Tani është momenti – nesër mund të bëhet vonë.