Në Luftën e Dytë Botërore, Hitleri mbeti i befasuar kur gjeti se 3 nga oficerët e tij i kishin shkelur urdhrat e tij. Ai vendosi t’i dënojë ata me një mënyrë të çuditshme, duke e vënë çdo oficer në qeli më vete dhe pranë secilës qeli vendosi një person që luante muzikë klasike, e lidhi çdonjërin prej tre oficerëve dhe vendosi përpara çdonjërit prej tyre një tub nga e cila pikonte pikë-pikë një lëng… Ai u tha atyre se lëngu që pikonte ishte gaz helmues i cili do të shkaktonte vdekjen e tyre të sigurt brenda 6 orësh… pasi kishin kaluar vetëm 4 orë ai shkoi për të inspektuar oficerët tradhtarë dhe gjeti se 2 prej tyre kishin vdekur ndërsa i treti ishte në grahmat e fundit…
Çudia këtu qëndron se çështja e gazit helmues ishte “një mashtrim dhe luftë psikologjike,” për të bërë që mendjet e tyre të shndërroheshin në vrasësit e padronëve të tyre… ideja e gazit vdekjeprurës i bërë trupat e tyre të sekretonin hormone që ndikonin negativisht në zemrën dhe organet e trupit dhe sillnin vdekjen e personit.
Është pikërisht kjo ajo çfarë media bën çdo ditë me ne… ajo transmeton në mendjet tona ide vrasëse dhe ne pastaj bëjmë pjesën tonë duke vrarë veten dhe shoqëritë tona.
Prej shembujve të këtyre ideve destruktive përmendim:
# Muslimanët janë të prapambetur..
# Ne kemi nevojë për qindra vjet që të kapim Perëndimin ..
# Qytetërimi perëndimor është modeli më i mirë..
# Të rinjtë tanë janë zhytur në shthurje..
# Ne nuk mund të shpikim në lëmin shkencor asgjë..
# Kombi islam është i përçarë dhe i humbur..
# Jemi një komb me naivetetin dhe injorancën e të cilit qeshin të gjithë kombet..
Këto janë disa nga idetë vrasëse dhe ne bëjmë pjesën tonë duke bindur veten se ato janë të vërteta dhe duke marrë iniciativën e vetëvrasjes, sepse i kemi konsideruar këto ide të vërteta të padiskutueshme…
Ahemd Mensur