Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, dy nga njerëzit më të pasur dhe më të suksesshëm në botë, të dy thonë se leximi i librave është një nga elementet e suksesit të tyre.
Gates, ishCEO i Microsoft, lexon 50 libra në vit. Ndërsa Zuckerberg në vitin 2015, krijoi një klub online për librat në të cilin ai lexonte një libër çdo dy javë. Këta janë disa nga titujt që dyshja rekomandon për bibliotekën tuaj.
“Creativity, Inc.” nga Ed Catmull
“Kreativiteti, Inc” është historia e Pixar, shkruar nga një prej themeluesve të gjigantit të animacioneve kompjuterike.
“Më pëlqen të lexoj rreth asaj se si njerëzit ndërtojnë kompani të mëdha si Pixar dhe ushqejnë inovacionin dhe kreativitetin”, shkruan Zuckerberg.
“The Gene” nga Siddhartha Mukherjee
Shkenca e gjenomit vështirë se mund të konsiderohet si një temë interesante për të gjithë, por Gates thotë se Mukherjee arrin të kap rëndësinë e saj në jetën e përditshme të njerëzve. Ai kërkon t’i përgjigjet pyetjeve të mëdha në lidhje me personalitetet tona dhe çfarë na bën neve kjo që jemi.
“Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit” nga Yuval Noah Harari
Ne nuk kemi qenë gjithmonë speciet e vetme njerëzore në Tokë – rreth 100.000 vjet më parë, kishte gjashtë, por homo sapiens janë të vetmit që kanë mbijetuar.
“E rekomandoj librin Sapiens të gjithë atyre që janë të interesuar në historinë dhe të ardhmen e specieve tona”, shtoi Gates.
“Pse dështojnë kombet” nga Daron Acemoglu dhe James Robinson
“Pse dështojnë kombet”, botuar së pari në vitin 2012, është një pasqyrë e 15 viteve të hulumtimit nga ekonomisti i MIT Daron Acemoglu dhe shkencëtari politik i Harvardit James Robinson.
Autorët argumentojnë se qeveritë përdorin kontrolle për të zbatuar fuqinë e një pakice të zgjedhur, ndërkohë që “qeveritë përfshirëse” krijojnë tregje të hapura që lejojnë qytetarët të shpenzojnë dhe investojnë lirisht paratë e tyre.
“Rendi Botëror” nga Henry Kissinger
Në javët pas lindjes së vajzës së tij, Max, Zuckerberg po mendonte shumë për rëndësinë e krijimit të një bote paqësore për gjeneratat e ardhshme, ka thënë ai.
Është një libër i përshtatshëm për një epokë moderne në të cilën konflikti global nganjëherë mund të duket i pamundur për t’u zgjidhur.
“String Theory” nga David Foster Wallace
Libri është një koleksion esesh nga Wallace që vërtiten rreth tenisit – loja e preferuar e autorit të ndjerë.
Gates thotë se po përpiqet të kthehet në sport pasi disa çështje të vogla profesionale (si përshembull fillimi i një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë dhe të qenit filantrop) e kanë penguar shumë.
“The Sympathizer” nga Viet Thanh Nguyen
Romani trajton një personazh vietnamez i cili jeton si agjent i dyfishtë në Los Anxhelos. Aktualisht një spiun nga qeveria vietnameze e veriut, karakteri hynë në një komunitet të refugjatëve dhe mëson informacione të ashpra për bashkëqytetarët e tij.