Lideri i Partisë Republikane Popullore e Turqisë (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu ka zhvilluar një vizitë në Komandën e Forcave Speciale në Gölbaşı të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Fetullah Gülen duhet patjetër të ekstradohet në Turqi. Nëse shihet si përgjegjësi i të gjithë asaj që ndodhi dhe nëse ai vetë mendon që duhet të dal në shesh e vërteta duhet të vijë dhe të gjykohet në gjykata asnjanëse në Turqi. Duhet të bëhet një kërkesë nga ana jonë dhe ministrat përgjegjës duhet të shkojnë atje dhe ta kërkojnë. Kjo është një gjë e pranueshme dhe pozitive për ne.” tha Kılıçdaroğlu.
Ndërkohë duke vlerësuar vizitën e djeshme në rezidencën presidenciale Kılıçdaroğlu tha se takimi i djeshëm ishte shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës demokratike në vend.
Duke rikujtuar se ka ndodhur një tentativë për grusht shteti Kılıçdaroğlu në vijim shtoi: “Është e rëndësishme që të gjithë ne të marrim masa kundër grushtit të shtetit. Ashtu sikur ishte e rëndësishme reagimi i popullit me daljen në rrugë. Në takimin e zhvilluar u informuan partitë opozitare, si dhe u dëgjuan sugjerimet tona. Shqetësimet ndaj gjyqësorit në lidhje me Kushtetutën e re i vinin të gjitha partive. Kjo tregoi dhe njëherë që drejtësia asnjanëse mori njollë. Kjo gjë duhet të ndryshojë. Theksuam dhe dje që ne do të japim kontributin tonë në ndryshimet kushtetuese. Shpresoj që në ditët në vijim të mblidhemi të gjithë dhe të zgjedhim ngërçet në këtë drejtim.”