Linja e parë e mbrojtjes nga ftohja dhe gripi: feferonat, arrat, kërpudhat etj.

Ushqimet e pasura me minerale, antioksidantë dhe vitamina reduktojnë rrezikun nga inflamacionet dhe dëmtimet e qelizave dhe kështu mbrojnë nga gripi dhe ftohja.
Zgjidhja e mirë e ushqimeve të shëndetshme do t’ju ndihmojnë të mbijetoni sezonin e vjeshtës dhe dimrit pa gjurmë të gripit ose ftohjes, pohojnë shkencëtarët.

Kështu peshku më i yndyrshëm, si salmoni, tuna dhe skumbri duke iu falënderuar acideve yndyrore omega 3 ndihmon të reduktohet rreziku nga inflamacionet e dëmshme në trup. Njerëzit që hanë peshk rregullisht ose marrin shtesa të acideve yndyrore omega 3 sëmuren dukshëm më rrallë nga ftohja dhe gripi i zakonshëm, dhe po ashtu ndiejnë më pak stres, i cili redukton imunitetin, ka zbuluar studimi Universitetit Maryland.

Hudhra
Ngrënia e rregullt e këtij antibiotiku natyral ka përgjysmuar probabilitetin e sëmurjes nga gripi, ndërsa përveç kësaj mbron organizmin edhe nga proceset tjera inflamatore të cilat mund të shndërrohen në sëmundje kronike, ka treguar studimi amerikan në më shumë se 10.000 njerëz. Zgjidhja më e mirë është hudhra e freskët, sepse me zierje humbin antioksidantët në të.

Çaji
Të gjithë llojet e çajit përmbajnë antioksidante të njohura si katehine, të cilat kanë veçoritë mbrojtëse dhe mbrojnë organizmin nga sëmundjet. Sipas një studimi japonez, njerëzit që çdo ditë pinë çaj kanë trefish më pak mundësi për t’u sëmurë nga gripi, por po ashtu edhe rrezik më të vogël për të krijuar kancer ose sëmundje të zemrës.

Feferonat
Sikurse citrusi, specat djegës janë të pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në luftën me bakteret dhe viruset. Një spec i vogël përmban rreth 150 mg vitaminë C, derisa një portokall përmban rreth 100 mg të kësaj vitamine. Përveç kësaj, kapsaicina e cila është përbërës aktiv i specave djegës pastron rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson zhbllokimin e sinuseve, shpjegojnë mjekët.

Kërpudhat
Janë të pasura me antioksidate, kalium, vitaminë B dhe fibra, ndërsa është dëshmuar se si kërpudhat kanë veçori kundërinflamatore. Meqenëse vjeshta është periudhë në të cilën rriten, ngrënia e tyre rrit imunitetin në punë dhe absorbimin më të mirë të vitaminave të tjera, pohojnë shkencëtarët japonezë.

Gjeldeti/quran ose pulë
Proteinat që gjenden në mishin e brishtë të bardhë, si gjeldeti, janë karburant i domosdoshëm për ndërtimin e antitrupave me të cilat organizmi lufton kundër baktereve dhe viruseve. Për këtë arsye mishi i bardhë është zgjidhje e shkëlqyeshëm në ditët e ftohta të vjeshtës, shpjegojnë mjekët.

Boronicat
Ky fryt përmban më shumë antioksidantë aktiv se cilido fryt tjetër i freskët dhe për këtë arsye është ndër aleatët më të mirë të imunitetit të fortë, ka treguar studimi i Universiteti Cornell. Nëse nuk mund t’i gjeni të freskëta, hani ato të ngrira ose të thata, sepse po ashtu përmbajnë sasi të mëdha të vitaminave.

Arrat braziliane
Përveç që janë të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme, këto bimë të shëndetshme përmbajnë edhe sasi të mëdha të selenit. Ky mineral në veçanti e ndihmon trupin në mbrojte nga viruset e gripit, ndërsa për mbrojtje është e nevojshme të hahen dy deri tri arra braziliane në ditë. Në sasi të mëdha, për shkak të acidit fitik që e përmbajnë mund të pengojnë absorbimin e mineraleve e tjera dhe hekurit.

Karotat dhe patatet
Beta karroteni në karotë dhe patate është i domosdoshëm për trupin, sepse ndihmon konvertimin e vitaminës A në trup, e cila është kyç për mbajtjen e sistemit të shëndetshëm të imunitetit. Veçanërisht është mirë të konsumohen sasi më të mëdha të beta karotenit nëse i kemi të infektuara mukozën e fytit dhe hundës sepse ndihmon në shërimin më të shpejtë dhe sekretimin më të vogël të mukozës.

Farat e lulediellit
Farat e lulediellit janë një nga burimet më të mira natyrale të vitaminës E, antioksidanëve që mbrojnë muret qelizore nga dëmtimet. Zgjidhja më e shëndetshme janë farat që janë të pjekura thatë, por jo në vaj. Përveç kësaj, njerëzit që rregullisht hanë fara të lulediellit kanë kapacitet më të madh të mushkërive dhe prodhojnë më pak mukozë, ka treguar studimi skocez.

Kopra
Bima kopra në mënyrë natyrale nxit kollitjen dhe redukton edhe kollën më këmbëngulëse, pohojnë shkencëtarët. Mund të hahet e thatë ose e pjekur, por më e dobishme është nëse pihet si çaj i përgatitur nga farat e koprës.

Jogurti dhe kefiri
Bakteret që gjenden në jogurt dhe kefir janë aleatë të mikroflorës së shëndetshme, e cila është e domosdoshme për imunitet të mirë dhe mbrojtjen nga sëmundjet. Përveç kësaj, konsumi i përditshëm i probiotikëve redukton rrezikun nga infeksionet e sistemit të sipërm të frymëmarrjes.

Guaskat
Zinku, minerali esencial i cili në sasi të mëdha gjendet në guaska ka efekt të fortë në parandalimin e ftohjes. Përveç që forcon imunitetin, marrja e shtesave të zinkut shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes dhe redukton simptomat e saj, ka zbuluar studimi i revistës mjekësore kanadeze. Megjithatë, shtesat e zinkut mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera dhe dhimbjen e kokës, prandaj është shumë më mirë të merret në formën e tij natyrale, në frutat e detit, bizele, drithëra dhe frutat arrore.

Farat e anisit
Veçoritë shëruese të anisit ((Pimpinella anisum L)) i ka njohur edhe “babai” i mjekësisë, Hipokrati, ndërsa Shoqëria Amerikane e Farmacistëve ka zbuluar që anisi lehtëson simptomat e kollës dhe ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Mënyra më e mirë e konsumit është ngrënia e farave të thata, por efikas është edhe çaji nga anisi i cili mund të ketë shije më mirë me kanellë dhe mjaltë./sb

Artikulli paraprakRegjimi sirian: Jemi te gatshem per bisedime
Artikulli vijuesGjellët mbrojnë nga ftohja dhe gripi