UNESCO miraton rezolutën përkundër tërbimit izraelit: njeh vendet e shenjta të Jeruzalemit me emra islamë

UNESCO miratoi zyrtarisht një rezolutë për Jeruzalemin lindor të kërkuar nga vendet arabe, në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore palestineze, por është kundërshtuar me egërsi nga Izraeli pasi, sipas tyre, mohon lidhjen mijëvjeçare të hebrenjve me qytetin e Vjetër ku ndodhet edhe muri i Lotëve, vendi më i shenjtë i hebrenjve në të gjithë botën. Mes të tjerësh, izraelitët kritikojnë se në të gjithë tekstin e paraqitur për “mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Palestinës dhe karakterin dallues të Jeruzalemit lindor”, vendet e shenjta të qytetit të Vjetër janë treguar vetëm me emrat e tyre arabë, gjë që ka indinjuar Izraelin.

Mbështetur nga Autoriteti Palestinez dhe paraqitur nga Algjeria, Egjipti, Libani, Maroku, Omani, Katari dhe Sudani, rezoluta u shqyrtua dhe u votua të enjten e shkuar në Paris nga 58 vendev anëtare të këshillit ekzekutiv të organizatës për paqen dhe kulturën në OKB. Ndërsa, më pas, këtë fillimjave, në përfundim të debateve, “rezoluta u miratua përfundimisht, pas nevojën e hedhjes në votim për herë të dytë”, deklaroi zëdhënësi i agjencisë kulturore të OKB-së.

Meksika ndërron mendje

Në konsultimet paraprake, Meksika ishte shprehur në favor të rezolutës, por më pas kishte vendosur të ndryshonte mendje, duke njoftuar vendimin për të mos u bërë palë. Megjithatë, vota meksikane nuk ka ndikuar në miratimin final. Javën e shkuar, teksti ishte miratuar nga 24 vende dhe ishte refuzuar nga gjashtë të tjera, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Lituania, Estonia dhe Hollanda. Në 26 vendet që mbështetën rezolutën, përfshihej edhe Italia, ndërsa përfaqësues të dy vendeve nuk ishin të pranishëm në votim. Asnjë komb europian nuk ka votuar në favor. Tërheqja e vonuar e Meksikës ka shërbyer pak për ta refuzuar rezolutën.

Sulmon Netanjahu

Izraeli protestoi me të madhe kundër tekstit të rezolutës, që u kritikua shumë ashpër nga kryeministri Benjamin Netanjahu gjë që solli edhe ndërprerjen e bashkëpunimir mes shtetit hebraik dhe agjencisë së OKB-së. Rezoluta flet për “një Palestinë të pushtuar” dhe kritikon menaxhimin izraelit të vendeve të shenjta të qytetit të Vjetër në Jeruzalem. Por ajo që i ka tërbuar më së shumti izraelitët është fakti i përzgjedhjes vetëm të emrave arabë islamë për t’iu referuar  kompleksit të xhamisë Al-Aqsa, duke injoruar termin hebraik, Mali Tempull.

Zona që bashkon murin e Lotëve, pjesë e murit perëndimor të Tempullit hebraik shkatërruar nga romakët, vendi më i shenjtë i hebrenjve në gjithë botën, dhe zinxhiri i xhamive, vendi i tretë më i shenjtë për muslimanët, ka qenë prej kohësh burim tensioni të përshkallëzuar. Të thuash se “Izraeli nuk ka lidhje me Malin Tempull apo me murin e Lotëve është si të thuash se Kina nuk ka lidhje me murin e madh Kinez apo Egjipti me piramidat”, u irritua Netanjahu ndaj rezolutës.

Kjo nuk është hera e  parë që UNESCO gjendet në qendër të polemikave: vendet arabe disa herë kanë promovuar rezoluta për të vendosur nën presion Izraelin dhe aleatët e tij.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Artikulli paraprakKulmi! Në supermarktet e Kosovës shiten lojëra horror për fëmijët (kujdes, pamje të rënda)
Artikulli vijuesKATËR GJËRA QË NUK I KE DITUR?!