Rruga ballkanike e refugjatëve është një minierë e pasur për trafikimin e njerëzve. Si funksionon bashkëpunimi i shefave të mëdhenj, ndihmësve lokal dhe policëve të korruptuar? Si shembull, fshati Llojan në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë, transmeton zhurnal.mk
Nuk ka tabelë trafiku e cila do ta paralajmëronte fshatin Llojan. Por, një i ardhur nuk mund që të parashikoje dhjetëra flamuj shqiptar të cilët janë të vendosur në secilën shtyllë. Mbi to gjendet edhe minarja e një xhamie.
“Këtu edhe ashtu nuk ka se çka të punohet”, ankohet një burrë i trashë, i cili me miqtë e kalon kohën para çajtores. Për shkak të asaj që nuk ka se çka të punohet, fshati i tij në tërë Evropën u bë i njohur si fshat i trafikimit në vet kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë, në vetëm disa kilometra nga Kosova.
Këtu sillen refugjatët ilegal për të fjetur dhe vazhduar rrugën për në vendet e Evropës perëndimore, transmeton zhurnal.mk
Një natë në një shtëpi në fshat kushton dhjetë euro, një vend në stallë fitohet edhe me pesë euro.