Lubjanë: Hapet ekspozita "1001 shpikje në botën myslimane"

Kjo ekspozitë, e cila filloi udhëtimin e saj nëpër botë nga muzeu shkencor i Londrës, u vizitua nga më shumë se 6 milionë vizitorë
 
Qendra e Ekspozitës dhe Kongresit në Lubjanë, e cila është e njohur për ekspozita botërore, nga 2 prilli deri 1 qershor, do të organizojë ekspozitën “1001 shpikje” që zbulon fakte në lidhje me kontributin e shkencëtarëve myslimanë në zhvillimin e shkencës botërore.
Ekspozita e quajtur “1001 shpikje: Zbuloni trashëgiminë myslimane në botën tonë”, ndjek tregimin e harruar të shkencës një mijë vjeçare në botën myslimane, nga shekulli i 7-të e tutje. Ekspozita që nga nisja e saj në Muzeun e Shkencës në Londër në 2010 me paraqitjet e saj në të gjithë botën, nga New Yorku, Stambolli, Abu Dhabi në Doha, tërhoqi më shumë se gjashtë milion vizitorë.
Ekspozita ka për qëllim promovimin e trashëgimisë së pasur shkencore dhe të shpikjeve në botën e lashtë myslimane.
Mijëra vjet kanë qenë frymëzues për burrat dhe gratë e besimeve dhe kulturave të ndryshme të ndërtuara mbi njohuritë e qytetërimeve të lashta, dhe bënë zbulime që kanë ndikim edhe në ditët e sotme. Në zonën nga Spanja deri në Kinë, “epoka e artë” e qytetërimit mysliman prezanton zhvillimet interesante shkencore dhe teknologjike që ka ndihmuar në ndërtimin e rrugës të rilindjes Evropiane.
Ekspozita “1001 shpikje” është ekspozitë interaktive që shtrihet në më shumë se 1000 metra katrorë, e cila i impresionon vizitorët të cilët mund të shohin zbulimet në fushën e mjekësisë, teknologjisë, astronomisë dhe arkitekturës. Gama e ekspozitës interaktive tregon se si shpikjet moderne kanë rrënjët e tyre në qytetërimin e lashtë mysliman.
Vizitorët e të gjitha moshave mund të shohin shpikjet e ndara në shtatë fusha. Ndër të tjera, emrat e fushave përfshinë çështje të shpikjeve njëmijë vjeçare të cilat edhe në kohën tonë janë pjesë e përditshme e jetës sonë.
Mund të shihet se si idetë janë përhapur nëpërmjet tregtisë dhe udhëtimit, mund të parafytyrohet një bibliotekë dhe e kaluara e tyre, qasja e lashtë ndaj mjekësisë dhe ndikimi i saj në mjekësinë moderne dhe se si astrologët e lashtë ndihmuan në vështrimin modern të universit.
Ekspozita “1001 shpikje” është bërë partnere e “Vitit Ndërkombëtar të Dritës”, e cila është një iniciativë globale që ka për qëllim shpikjet teknologjike optike.
Nisma e këtij viti të 2015 i është dedikuar Ibn el-Haithamit, shkencëtarit Persian i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në optikë, matematikë, mjekësi, anatomi, filozofi dhe shkencat e tjera. Ai gjithashtu ka vepruar në “kohën e artë të civilizimit mysliman”, ndërsa shpikjet e tij gjithashtu do të prezantohen edhe në Lubjanë.
“Zbulimet e tij kanë ndikim afat-gjatë në mënyrën e jetës në të cilën edhe sot jetojmë. Shpresoj se ai do të motivojë të rinjtë që të ndjekin karrierën shkencore dhe të anojnë në ndërtimin e një të ardhme të ndritshme”, tha presidenti i organizatës “Viti Ndërkombëtar i Dritës”, John Dudley.
Përveç ekspozitave, është parashikuar edhe prezantimi i filmit me fituesin e Oskarit, aktorin Ben Kingsley, i cili mori 27 çmime ndërkombëtare në filmin i cili flet rreth tre studentëve të cilët njoftojnë bibliotekistin-rolin e të cilit luan Kingsley, dhe i cili shëtit të rinjtë nëpër botën e shkencës.
Artikulli paraprakÇmimi i naftës Brent bie ndjeshëm pas marrëveshjes me Iranin
Artikulli vijuesRusia merr presidencën e BRICS, prioritet ndërveprimi strategjik