Sekreti për të mbajtur larg diabetin: konsumoni katër vezë në javë, shumë djathë dhe kos.
Konsumimi i katër vezëve në javë mund të mbajë larg diabetin, thonë studimet e fundit.
Konsumi i rregullt zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me një të tretën. Ndërsa një tjetër studim ka zbuluar se produktet e qumështit, të pasura me yndyrë, kanë gjithashtu të njëjtin efekt në parandalimin e diabetit.
Megjithatë, ky është studimi i parë i cili përcakton se veza luan një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.
Në studim morën pjesë mbi 2 mijë meshkuj të moshave nga 42 në 60 vjeç, dhe pas dy dekadash, 432 nga pjesëmarrësit u diagnostikuan me diabet të tipit 2. Studimi tregoi se përdorimi i vezës jo vetëm që ulte rrezikun e diabetit, por ulte dhe nivelin e glukozës në gjak.
Meshkujt të cilët konsumuan të paktën 4 vezë në javë, e ulën rrezikun e formimit të diabetit të tipit 2 me 37%, krahasuar me ata që e konsumuan vezën vetëm një herë në javë. Ngrënia e më shumë se sa 4 vezëve në ditë nuk rezultoi të kishte ndonjë rëndësi të madhe. Kjo lidhje qëndroi pasi u kontrolluan edhe faktorë të tjerë, si aktiviteti fizik, pirja e duhanit, pesha trupore dhe dieta e pasur me perime dhe fruta.
Në studimet e mëparshme, lidhja midis vezëve dhe diabetit të tipit 2 është hetuar shumë shkarazi dhe rezultatet kanë qenë jo përfundimtare. Veza ose është lidhur me rritjen e rrezikut, ose nuk ka pasur lidhje fare. Ky studim thekson se sa probleme mund të shkaktojë mungesa e një ingredienti të vetëm në dietën tonë të përditshme, dhe fakti se shumë studiues duhet të fokusohen në studimin e të gjithë ushqmit dhe vlerave që ai ka, para se të nxjerrin përfundime të gabuara.
Siç e thamë dhe më lart, një studim tjetër tregoi se konsumimi djathit dhe kosit me përqindje të lartë yndyre e zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2 me një të katërtën. Nga ana tjetër, u pa që përdorimi i mishit me nivele të larta yndyre ishte i dëmshëm. Kështu që u bë e mundur të identifikoheshin pasojat në trup të llojeve të ndryshme të yndyrës që marrim në jetën e përditshme.
Shkencëtarët tek Universiteti Lund, në Suedi, kontrolluan efektin që kishin burime të ndryshme të yndyrave të ngopura, si mishi apo produktet e qumështit, në rritjen e rrezikut për zhvillim të diabetit. Ata kryen një studim tek 27.000 njerëz të moshave nga 47 në 74 vjeç, ku pas 20 vitesh, 2.860 njerëz u diagnostikuan me diabet të tipit 2. Përfundimet ishin se kosi dhe djathi me përmbajtje të lartë yndyre ulnin rrezikun me mbi 23% tek ata që i kishin konsumuar çdo ditë, krahasuar me ata që i kishin konsumuar shumë pak.
Konsumimi i lartë i mishit ndikonte në rritjen e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2 pavarësisht nga niveli i yndyrës që zotëronte.
Përfundime të tjera që u arritën gjatë këtij studimi ishin shumë të rëndësishme. Për shembull, u vu re se yndyrat e ngopura që gjenden në djathë kanë një efekt më të vogël në rritjen e kolesterolit në gjak sesa yndyrat e ngopura që gjenden në gjalpë.
Më e rëndësishmja nuk është të përqendrohemi vetëm në nivelin e yndyrës që zotëron ushqimi, por në ushqimin në përgjithësi. Shumë ushqime përmbajnë përbërës që i bëjnë mirë shëndetit dhe që i bëjnë keq, por balanca në përgjithësi është më e rëndësishme.