Lumnezi: Sfidë kryesore, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim njohës ambasadoren turke në Prishtinë, Songül Ozan. Ambasadorja Ozan i premtoi kryeprokurorit Lumezi, përkrahje në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë Prokurori i Shtetit dhe Turqia, përmes ambasadës së saj në Prishtinë.

Kryeprokurori Lumezi e falënderoi ambasadoren turke për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj po i jep sistemit prokurorial, përmes organizmit të vizitave të ndërsjella dhe mbajtjes trajnimeve në fusha të ndryshme për prokurorët e Kosovës.
 
Gjithashtu në këtë takim kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Ozan me synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit, me sfidat, me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit dhe sistemi prokurorial i Kosovës në tërësi, si dhe me zbatimin e reformave në këtë sistem.
 
Kryeprokurori Lumezi, theksoi se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të luftës dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.
 
Ndërkaq, ambasadorja Ozan i premtoi kryeprokurorit Lumezi, përkrahje dhe bashkëpunim të plotë nga ana e saj në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë Prokurori i Shtetit dhe Turqia, përmes ambasadës së saj në Prishtinë.
 
Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për tu angazhuar në avancimin e bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe atij të Turqisë, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar, terrorizmit dhe veprave tjera penale.kohaislame
Artikulli paraprakPërsëritet konkursi për gjyqtarë të GJK-së
Artikulli vijuesYlli Hoxha:Me Gjykaten Speciale vdes aspirata e Kosovës që të bëhet shtet ligjor