Kryetari i Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për “Gazeta Blic” e ka mohuar kategorikisht se LDK-ja është duke iu frikësuar zgjedhjeve të parakohshme, madje ai ka thënë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë vit LDK do të dal e para.
Po ashtu, Nënkryetari i LDK-së e ka sqaruar edhe një deklaratë të ti të mëhershme, ku thotë se PDK, është parti e natës, ndër të tjera ai flet edhe për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vitin 2017, nga ku vlerëson se LDK-ja do të fitoj në shumë Komuna, përfshirë edhe atë të Prishtinës, për të cilën thotë se qytetarët e kësaj komune kanë filluar ta kërkojnë qysh tash qeverisjen e LDK-së.
Gazeta Blic: Z.Haziri, para pak ditësh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Nait Hasani, ka thënë se qëllimi i koalicionit ishte zgjedhja e presidentit. Pas realizimit të kësaj çështje, a do të thotë kjo se janë ftohur marrëdhenjët në mes LDK-së dhe PDK-së, dhe sa do të zgjatë koalicioni?
Lutfi Haziri: Unë nuk e shoh ashtu. Koalicioni është bërë mbi bazën e marrëveshjes që LDK për herë të parë e ka primatin e qeverisë dhe kështu do të vazhdohet deri në vitin 2018. E kam thënë disa herë që ky është koalicion elefantësh, stabil dhe si i tillë është i qëndrueshëm. Nuk kam parë ftohje të marrëdhënieve.
Gazeta Blic: A ka frikë LDK-ja nga shkuarja në zgjedhje të parakohshme?
LDK është e gatshme në çdo kohë për zgjedhje.
Lutfi Haziri: Në asnjë mënyrë LDK nuk ka ka pse të frikohet kurdo që do të mbahen zgjedhjet.
Gazeta Blic: Një pyetje hipotetike: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në këtë viti, cili është rezultati i LDK-së?
Lutfi Haziri: Natyrisht, ne gjithmonë kemi hyrë me synimin që të dalim partia e parë dhe për këtë po punojmë ditë e natë që të dalim fitimtar kurdo që të mbahen zgjedhjet.
Gazeta Blic: Pse PDK është parti e natës?
E kam thënë jo njëherë se sa i përket dallimit mes LDK-së dhe PDK-së, kjo është si nata me ditën.
Lutfi Haziri: Tradicionalisht LDK i ka marrë vendimet ditën, në kohën kur duhet të kryhen punët, por këtë s’e ka bërë PDK. Ndoshta do të ndryshoj kjo. Kurrë s’i dihet.
Gazeta Blic: Çështja e Demarkacionit është duke u diskutuar që një kohë të gjatë, ka zëra që është i dëmshëm për Kosovën, por ka që e thonë edhe të kundërtën, për ju cila është e vërteta?
Lutfi Haziri: Demarkacioni nuk është punë e kryer derisa nuk ratifikohet në Kuvend të Republikës. Poashtu, ekziston vullneti nga Qeveria e Malit të Zi që në bashkëpunim edhe me opozitën të sigurohemi të gjithë që nuk ka telashe me percaktim të kufirit me Malin e Zi. Por, për mua mbetet me rëndësi të veçant demarkimi i kufirit me Serbinë. Atëherë do të shohim se Kosova mund të fitoj shumë.
Gazeta Blic: Jeni një vit para për përfundimit të mandatit qeverisës në Komunën e Gjilanit, çka është investuar apo çfarë ka më shumë deri më sot, Gjilani?
Nga një komunë me një rejting realisht të keq, me mosdisiplinë, me boxhe të mëdha, dhe një komunë shpenzuese rekorde në Kosovë, e kemi rikthyer në një komunë me disiplinë të ashpër buxhetore në një komunë ku ka rregulla, rend e disiplinë në punë me një komunë, e cila po pranohet nga mekanizamt ndërkombëtar dhe po merr çmime ndërkombëtare dhe të brendshme.
Lutfi Haziri: Gjatë këtyre dy viteve është punuar shumë në përputhje me mundësitë buxhetore, në përputhje me problemet që i kemi gjetur, avaritë që i kemi gjetur në qeverisjen lokale, borxhet që janë evidentuar dhe telashet që Komuna e Gjilanit i ka pasur. Dhe, mendoj që duhet të punojmë shumë dhe infrastuktura rrugore, ajo e ujit, ujërave të zeza si trajtim profesional dhe projektet e mëdha që po hynë Gjilani tash, do t’ia japin epitetin e qendrës zhvillimore dhe qytetit kantier i punës apo qytet i zgjidhjes së problemeve.
Gazeta Blic: A do të kandidoni sërish për kryetar të kësaj komune?
Lutfi Haziri: Unë e kam bërë publike më herët që nuk do të kandidoj sërish për kryetar të Gjilanit.
Gazeta Blic: Cilat do të jenë rezultatet e LDK-së në zgjedhjet lokale?
Lutfi Haziri: Besoj shumë që shumicën e Komunave do t’i fitoj LDK, por mbetet të shihet.
Gazeta Blic: A do t’ia besoj edhe një mandat VV-së, Prishtina?
Lutfi Haziri: LDK do të punoj ditë e natë që ta kthej në qeverisjen në Komunën e Prishtinës. Besojmë në Prishtinë dhe ajo që mund them është se kanë filluar shumë qytetarë ta kërkojnë kthimin tonë.
Gazeta Blic: Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ditë më parë pati thënë se LDK është në krizë serioze në krye me Kryeministrin Isa Mustafa, si e komentoni këtë deklaratë?
Përkundrazi, unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës është në rrugë të mirë.
Lutfi Haziri: Kjo parti për herë të parë nga paslufta udhëheq me qeverinë e Republikës dhe punët e mira të saj vetëm se kanë dhënë rezultate të prekshme në disa sektorë. Poashtu, qeveria e udhëhqeur nga kryeministri Mustafa ka arritur që para pak javësh ta nënshkruaj Marrëveshjen për Stabilizim Asocim që është hapi më i rëndësishëm për Kosovën e post indepedente në afrimin e saj drejt strukturave euro atlantike.
Gazeta Blic: Ku do të jetë Kosova me presidentin e ri, Hashim Thaçi, a do të ketë përmirësime vendi me këtë president apo jo?
Lutfi Haziri: Është president i zgjedhur në mënyrë të rregullt nga të zgjedhurit e popullit, ndërkaq se çfarë performance do të ketë ai, mbetet të shihet.