Ndalimi i fundit gjatë turit në Afrikë i Presidentit Erdoğan është Madagaskari. Ishulli është i katërti në botë për nga madhësia
Madagaskari, ishulli i cili do të vizitohet nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është duke punuar për të planifikuar të ardhmen e tij, pas qëndrimit për një kohë të gjatë si koloni e Francës.
Ndalimi i fundit gjatë turit në Afrikë i Presidentit Erdoğan është Madagaskari. Ishulli është i katërti në botë për nga madhësia. Ai ndodhet në pjesën perëndimore të Oqeanit Indian.
Sipërfaqja e këtij ishulli është 592 mijë kilometra katrorë, sipërfaqe kjo që është më e vogël se ajo e Turqisë. Ishulli që ka si kryeqytet Antananarivo, ka një popullsi prej 24 milionë banorësh.
Në vendin ku jetojnë 18 grupe etnike, përqindja më e lartë i përket grupit Marina. Krahas tyre në këtë ishull jetojnë grupe të tjera etnike, si Bertisleo, Sakalava, indonezianët, francezët, dhe indianët, si dhe grupe të tjera.
Gjuha zyrtare në Madagaskar është frëngjishtja, ndërsa një pjesë e mirë e popullatës flet gjuhën vendase, që është një gjuhë e veçantë e këtij rajoni dhe përdoret në jetën e përditshme.
Më shumë se gjysma e popullsisë në këtë ishull është e besimit animizëm, të cilët besojnë që “çdo objekt drejtohet nga një shpirt”. Në vend krahas të krishterëve ka edhe banorë të besimit musliman.
Largimi i francezëve nga Madagaskari, jo i lehtë
Madagaskari njihet si një nga zonat e fundit të populluara, ndërkohë evropianët kanë shkuar në shekullin e 16-të në këtë ishull. Ky ishull ishte një nga vendet më të frekuentuara nga anijet tregtare spanjolle dhe më pas nga ato holandeze dhe britanike. Ndërkohë në vitet në vijim ky ishull kaloi nën kontrollin e anglezëve dhe francezëve.
Franca e cila pushtoi Madagaskarin në vitin 1883 dhe më pas e ktheu atë në koloni në vitin 1896, nuk ishte e lehtë të shkëputej nga ishulli. Kryengritjet e shumta të realizuara nga populli vendas janë shtypur në mënyrë të përgjakshme nga francezët.
Që prej vitit 1945 në vend janë ngritur shumë struktura dhe institucione që kanë kërkuar pavarësinë, ndërkohë në vitin 1947 për shtypjen e një kryengritjeje Franca dërgoi 18 mijë ushtarë në këtë ishull.
Francezët të cilët synonin kontrollin e ishullit dhe për shumë vite të tjera gjatë shtypjeve të kryengritjeve kanë shkaktuar vrasjen e mijëra personave.
Në vitin 1958 Madagaskari u njoh si rajoni autonom i Malgashça-s në unionin e vendeve frankofone. Ndërsa në vitin 1960 Philibert Tsiranana shpalli pavarësinë.
Në vitin 1970 në ishull ndodhi një grusht ushtarak, ku u përmbys qeverisja e Tsiranana-s, ndërsa në vitin 1975 lideri socialist Didier Ratsiraka ndryshoi emrin e ishullit në Madagaskar.
Vanilja, produkti kryesor ekonomik
Në kohën e Ratsiraka-s ekonomia e vendit u ul ndjeshëm, ndërsa zyrtarët e Madagaskarit u detyruan të marrin borxh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në këtë mënyrë u munduan të mbajnë në këmbë vendin.
Sipas statistikave të FMN-së Madagaskari është një nga vendet më të varfëra në botë, ku të ardhurat për frymë në këtë vend janë 911 dollarë.
Inflacioni vitin e kaluar në këtë vend ishte 9 për qind, ndërsa eksportet kapën shifrat e 2.2 miliardë dollarëve dhe importet 2.7 miliardë dollarë.
Vendi bazohet në një ekonomi bujqësore ku një ndër produktet kryesore është vanilja. Në vend prodhohet gjithashtu kakao, kallami i sheqerit dhe orizi.
Klima në ishull është me reshje të bollshme, veçanërisht në brigjet lindore të tij ka një klimë shumë të lagësht. Herë pas here në këtë ishull ka edhe stuhi tropikale, që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme.
Blegtoria e regjimit stallor është e përhapur në Madagaskar, ndërsa produktet e detit dhe ato të nëndheshme janë një pikë e rëndësishme e ekonomisë në vend.
Pas grushtit të shtetit është përjashtuar nga faktori ndërkombëtar
Madagaskari qeveriset nga një sistem gjysmë presidencial dhe ka gjithashtu një sistem shumë partiak.
Presidenti ka shumë autoritet në Madagaskar, ndërsa zgjedhja e tij bëhet njëherë në 5 vite. Shteti është i ndarë përmes një sistemi administrativ të quajtur “Faritra” dhe përbëhet nga 22 rajone.
Pas një grushti shteti të mbështetur nga ushtria e vendit më 2009, grusht ky që kaloi pa gjakderdhje, faktori ndërkombëtar e largoi së tepërmi Madagaskarin.
Qeveria e ardhur në pushtet me në krye Andry Rajoelina, nuk u njoh nga ndërkombëtarët. Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja ndaluan ndihmat humanitare ndaj këtij vendi. Ndërkohë Bashkimi Afrikan pezulloi përkohësisht anëtarësimin e Madagaskarit. Në kohën e Presidentit Rajoelina në vend u përjetua një krizë ekonomike.
Ndërsa në zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2013 pas grushtit ushtarak, presidencën e mori Hery Rajaonarimampianina. Prej 3 vitesh ai drejton këtë vend, ndërsa në postin e kryeministrit që prej vitit 2016 ndodhet Olivier Mahafaly Solonandrasana.
Me zgjidhjet e vitit 2013 dhe pas kthimit të vendit në normat kushtetuese civile, faktori ndërkombëtar hoqi edhe pengesat për Madagaskarin.