Mafia e Kosovës, e përfshirë në eksodin masiv

Një pushimore verore në veri të Serbisë u bë papritmas shumë e vizituar këtë dimër, kur mijëra shqiptarë të Kosovës, duke ikur nga varfëria, e pushtuan atë me synimin për të kaluar ilegalisht në territorin e Hungarisë, që është anëtare e BE-së.

Prej disa javëve të fundit, hotelet dhe vilat e vogla, që janë të shpërndara përgjatë brigjeve të liqenit Paliq, janë të mbingarkuara me shqiptarët që dëshirojnë të emigrojnë. Ata janë duke pritur shansin e tyre për të negociuar me trafikantët e qenieve njerëzore kalimin në Hungari.

Në Paliq operon edhe një rrjet i kontrabandistëve shqiptarë nga Kosova, duke i detyruar bashkëkombësit e vet që të paguajnë një çmim të lartë për çdo fazë të udhëtimit të tyre të dëshpëruar drejt të tokës së premtuar brenda Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani.kohaislame

Artikulli paraprakKallëzim penal kundër Jabllanoviqit
Artikulli vijuesKontrata kolektive për arsimin nënshkruhet nesër