Malajzia emëron gratë e para në Gjykatën e lartë sheriatike

Për herë të parë në historinë e Malajzisë dy gra nga Selangora janë emëruar si gjykatëse të Gjykatës së Lartë sheriatike, njofton Star Online.

Nur Huda Ruslan (40) dhe Nenney Shuhejda Shemsuddin (41) kanë marrë letrën zyrtare të emërimit nga Sulltani i Selangorit, Sherafuddin Idris Shah.

Gjykatësi kryesor sheriatik dr. Mohd Na’im Muhtar ka thënë se emërimi nuk asnjë lidhje me gjininë dhe se të dyja gratë janë të kualifikuara për këtë detyrë.

Të dyja gratë kanë mbaruar shkencat Islame, ndërsa kanë studiuar edhe psikologjinë dhe shkencat juridike krahasuese ndërkombëtare.

(Islampress)

Artikulli paraprakZëvendësministri Emin Krasniqi për katër muaj e vodhi veturën e shtetit
Artikulli vijuesDëshiroj ta ndryshoj botën!