“Dy kilometra larg vendkalimit kufitarë Shën Naumi, në kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, në tre vende, gjegjësisht tabela treguese Shqipëria është shënuar si Republika Popullore e Shqipërisë, edhe pse ka kaluar kohë e gjatë prej kur Shqipëria ishte Republikë Popullore”.
Ndonëse fqinji jonë perëndimorë tashmë disa vite është anëtare e NATO-s, ndërsa koha e sistemit të kaluar dhe Enver Hoxhës është e shkuar e largët, për Maqedoninë sikur ka ndaluar koha, sepse nuk ka kush i ndërron tabelat rrugore. Në pjesën shqiptare të kufirit, Maqedonia në tabela është shënuar me emrin e saj kushtetues. Nga ndërmarrja publike e rrugëve shtetërore, arsyetohen se tabelat në të cilat qëndron Republika Popullore e Shqipërisë ende nuk janë ndërruar sepse janë në fazën e përpunimit të dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrugës së re nga fshati Kosel në Ohër deri në vendkalimin kufitarë Shën Naumi.
“Me këtë projekt, përveç punëve ndërtimore, planifikohet edhe rinovimi i plotë i sinjalizimit rrugor, që përfshin edhe vendosjen e tabelave të komunikacionit në rrugën që çon drejtë Shqipërisë. Nga ana e Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore do të bëhen përpjekje menjëherë të intervenohet, të përgatisë dhe të vendosë tabelë të re treguese ne vend të tabelës së tanishme”, njoftojnë nga Rrugët Shtetërore.
Nëse pritet të ndërtohen rrugët për t’u vendosur tabelat e reja, atëherë sigurisht edhe për disa vite Shqipëria do të mbetet Popullore. Punonjësit turistik thonë se janë të detyruar para turistëve të arsyetohen për gabimet e dikujt.
“Ne patjetër ta kthejmë situatën në shaka dhe të themi se shërbimet ende nuk kanë arrit ta ndërrojnë tabelën. Patjetër ta bëjmë këtë me shaka. Ndoshta është nga puna e ngadaltë e shërbimeve që duhet t’i ndërrojnë tabelat, por kjo është qesharake”, deklaroi Lupço Juzmeski, ciceron turistik.
Reagime ka edhe nga qytetarët dhe turistët
“Republika Popullore është njëjtë sikur në Shqipëri të shkruajë Republika Socialiste e Maqedonisë. Çdokush duhet të mbajë përgjegjësi”, u shpreh një turist.
“Duhet të jetë Republika e Shqipërisë. Tabela ka mbetur prej kohësh, por duhet të ndërrohet”, tha një qytetar.
Në vendkalimin Qafë-Thanë në Strugë, me shkronja të mëdha ende qëndron i shkruar emri i ish shtetit RSFJ edhe atë në gurë kufitarë që aty është vendosur në vitin 1944./Alsat-m/