Administrata në Maqedoni është joefikase dhe e politizuar, një problematikë që me vite po përmendet në raportet e BE-së për vendin tonë, a gjithashtu ka qenë e notuar edhe në raportin e Pribes.
Si kusht për të zgjidhur këtë problematikë është që të gjithë partitë politike të heqin dorë nga partizimi i administratës.
Para zgjedhoeve është shumë problematike dhe nuk ka asnjë shancë që të reformohet administrata pasiqë duhet kohë që të vlerësohen shërbyesit civil e më pas të vlerësohet edhe nevoja për numrin e të punësuarve në secilin institucion.
‘’Fakt që këto vitet e fundit por edhe më herët administrate duket si një vend për rekrutim të kuadrove partiak dhe kënaqësi të dëshirave nga njerëz të qeverisë me qëllim që të punësojnë votues të tyre për zgjedhjet e ardhëshme’’, thekson analisti Mariciq.
Por që punët të shkojnë në vijë normale duhet reforma deri në dy vite, më parë vlerësimi i gjendjes nëpër institucione dhe të shihet se sa të punësuar ka, ku ka mungesë e ku ka tepricë, thekson më tej analisti Marciq.
‘’Është një process për të cilin duhet vite për të arhdur në këmbë megjithatë duhet filluar një orë më parë pasiqë me muaj nuk është e mjaftueshme, e vecanërisht nëse nuk ka vullnet politik. Kusht për fillimin e kësaj reforme është që partitë të distancohen nga politizimi i administratës’’.
‘’Nuk mund të themi se administrate është e politizuar dhe joefikase’’, ka thënë ministrja e informatikës dhe administratës Marta Arsovska Tomovska. Qeveria me ligjet e reja së shpejti do bëj publike regjistrin për gjithë punësimet administrative për të parë gjendjen reale të momentit.
Lideri i LSDM ka thënë se nëse vjen në qeveri administratorët nuk do largohen nga puna por do bëhen analiza dhe do ketë riorganizim.