Mark Zuckerberg prezanton pajisjen e re në përpjekje për të lidhur botën me internet

1 Min Read

“Në rrugëtimin tonë për të lidhur botën me internet, sot kemi prezantuar “OpenCellular”, që është një pajisje wireless për të ofruar lidhje për zonat e largëta të botës”, ka shkruar Mark në Facebook, transmeton koha.net.

“Më shumë se 4 miliardë njerëz ende nuk kanë qasje bazike në internet, dhe njëra nga sfidat më të mëdha është të gjejmë zgjidhje si të ofrojmë internet në zona ku infrastruktura e nuk e arrin dot.

Ne kemi dizajnuar OpenCellular si një sistem të hapur për të gjithë, nga operatorët e telekomit e deri te hulumtuesit e sipërmarrësit, të cilët me këtë pajisje mund të ndërtojnë e ofrojnë rrjete pa kabllo për vendet e largëta.

Kjo pajisje është e madhësisë së një këpuce ndërsa mund të furnizojë me internet më shumë se 1.500 njerëz në një largësi prej 10 kilometrash.

OpenCellular është hapi ynë i ardhshëm në rrugëtimin tonë për të ofruar lidhje më të mirë e më të përballueshme të internetit për të lidhur botën.”

TAGGED:
Share This Article