Një sulm i armatosur në një universitet në veriperëndim të Pakistanit ka shkaktuar një masakër të vërtetë.
Më shumë se 19 persona humbën jetën, ndërkohë që janë plagosur mbi 50 njerëz.
Katër personat e armatosur që sulmuan universiteitn Bacha Khan në Charsadda u vranë pas tre orësh rrethim.
Trupat e ushtrisë po sigurojnë kampusin.
Ka raportime se sulmi është marrë përsipër nga talibanët.
Ky grup vrau 130 studentë në vitin 2014, pikërisht në këtë zonë.
Universiteti ka 3 mijë studentë, ndërkohë që të mërkurën priteshin qindra vizitorë në një aktivitet me poezi.
Pas këtij lajmi, pedagogia Ledi Shamku bëri një postim nga Bolonja në Itali.
“Kërdia mbi studentë e pedagogë në Pakistan, sapo u mor përsipër nga talebanët, të cilët deklaruan se qe vepër e tyre. Dyshohej sigurisht për terrorizëm, por autorët e masakrës sapo e “rrahën vetë gjoksin”.
Ishin mbledhur mbi 600 studentë aty…! Do të mbahej një Konferencë Shkencore aty…! Vranë studentë e pedagogë aty…!
Pak muaj më parë koncertin…, sot përgjakin dijen dhe Universitetin…! Nga çfarë skutash errësire vini, o shtazë antropomorfe?!” shkruan ajo në FB.