May do ta rregullojë shitblerjen e bitcoin

Kryeministrja e Britanisë Theresa May u zotua se do ta marrë ‘shumë seriozisht’ nëse do të hartohen rregullat e reja mbi shitjen dhe blerjen e bitcoin.

Duke folur në Davos, kryeministrja bëri thirrje për një shqyrtim më të hollësishëm të tregjeve të parave virtuale, të cilat qe një kohë të gjatë janë të fuqishme dhe të qëndrueshme.

 

Ajo tha: “Kriptovaultat si bitcoin, ne duhet t’i shohim me seriozitet, pikërisht për shkak të mënyrës se si mund të përdoren, veçanërisht nga kriminelët.”

Gjatë dy javëve të fundit, ka pasur një ulje të çmimeve të mijëra monedhave virtuale të cilat u zhytën në mënyrë dramatike në mes të frikës së një goditje globale që do t’i jepte fund natyrës së lirë të qarkullit të parregulluar të tregjeve kriptovalutore.

Kevin Murcko, drejtor i shkëmbimit të kriptovaultës CoinMetro, tha: “Rregullimi në Britani të Madhe mund të mos jetë domosdoshmërisht një gjë e keqe për ekonominë dixhitale të aseteve: rregullimi nga qeveria është një forcë legjitimuese. Rregulloret e reja do të thoshin se njerëzit do të ndjeheshin më të sigurtë duke investuar në kriptovaluta, pasi ndërmjetësit mashtrues do të përjashtoheshin nga tregu

Artikulli paraprakSoros sulmon Google dhe Facebook: i keni ditët e numëruara
Artikulli vijuesMASHT-i synon profilizimin e mësimdhënësve