LSI është gati për zgjedhjet e brendshme në parti, ku sot do të zgjedhë kryetarin e ri të saj.
Do të jenë mbi 50 mijë anëtarë ata që do të votojnë për kreun e ri të partisë si dhe për 2400 delegatët në gjithë vendin.
Deputetët, ministrat, këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë drejtpërdrejtë delegatë. Për realizimin e zgjedhjeve janë ngritur 22 qendra votimi, ku zgjedhjet për kryetar dhe delegatë do të bëhen me parimin një anëtarë një votë. Në garën për kreun e ri të LSI marrin pjesë kryetari aktual i kësaj force, Ilir Meta, përballë akademikut Shezai Rrokaj dhe deputetit Përparim Spahiu