Bismil-lahi Rrahmani Rrahim
Mbrojtja e Pejgamberit salallahu alejhi ua selam.
Ligjërata e ditës së xhuma e mbajtur nga shejh Ali ibn Abdurrahman el- Hudhejfi, imam në xhaminë e të Dërguarit të Allahut me datë: 27. 1.2006.
Përktheu nga arabishtja Abdusamed Albani
Lavdërimi i takon Allahut, përfundim i mire është për të devotshmit dhe s’ka armiqësi vetëm se ndaj zullumqarëve. E lavdëroj dhe e falenderoj Zotin tim. Tek Ai pendohem dhe tek Ai kërkoj falje.
Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një të vetëm e të pa shok, Ndihmuesi i të dërguarve dhe i vetmi që i poshtëron jobesimtarët.
Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. I dërguar mëshirë për gjithë botërat. O Zot lëvdatë, shpëtim e begati jepi robit dhe të dërguarit tënd, te zgjedhurit mes më te mirëve ndër njerëzve, pejgamberit ton Muhamedit salallahu alejhi ue selam, familjes dhe te gjithë shokëve te tij.E më pas:
Frikësojuni Allahut duke i zbatuar urdhëresat dhe duke u larguar nga ndalesat. Kush i frikësohet Allahut, Allahu e mbron prej shereve dhe shkatërrimeve.
O Muslimanë: Feja juaj të cilën Allahu e ka pëlqyer për ju, bazohet mbi dy parime madhore.
Parimi i parë: Të mos Adhurojmë Askënd përveç Allahut një të vetëm. Pra te mos adhurojmë me Allahun dikë tjetër e as që të marim dikë prej krijesave për ta adhuruar me Të.
Allahu i lartësuar thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit): “Elif lam ra. Ky është libër që ajetet e tij janë te shtjelluara me përsosmëri nga i Urti Gjithgjykues, i Mirënjohuri, që të mos Adhuroni askënd përveç Allahut. Vërtet unë jam dërguar prej Tij tek ju këshillues dhe përgëzues”
I Lartësuari thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit): “O ju njerëz Adhurojeni Allahun, Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve dhe ata qe ishin para jush, kështu që të jeni të devotshëm. Ai që për ju tokën e bëri të përshtatshme për qëndrim dhe qiellin kulm ku prej reve e zbret shiun për t’ju dhëne furnizim prej frutave të shumta, pra mos i vini Allahut të adhuruar duke qen se ju e dini (pra ju e pranoni që Allahu është Krijuesi i vetëm, e si valle adhuroni me Të dikë tjetër).”
Transmetohet se Muadhi thotë: Tha i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selam: “A e di të drejtën e Allahut që ka mbi robërit dhe të drejtën e robërve që kanë tek Allahu ? I thashë: Allahu dhe i dërguari e dinë. Tha: E drejta e Allahut mbi robërit është që ta adhurojnë atë duke mos i shoqëruar Atij askënd, ndërsa e drejta e robërve tek Allahu është që të mos e dënoj atë qe nuk i përshkuan Atij askënd ne Adhurim.” (Buhariu dhe Muslimi)
Ajetet dhe hadithet për këtë janë të shumta.
Adhurimi i Allahut bëhet duke u afruar me zbatim të farzeve , detyrave te pëlqyerave dhe me largim nga të ndaluarat e të urryerat, me shpresë për tu shpërblyer dhe frikë nga dënimi. Njerëzit në adhurimin e Allahut janë gradë-gradë, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar në hadithin kudsij të cilin e transmeton Pejgamberi salallahu alejhi ue selam nga Zoti i tij:
“Kush e armiqëson mikun tim i kam shpallur luftë atij. Dhe nuk afrohet robi tek Unë me diçka që është më e dashur për Mua se sa ajo që unë ia kam bërë detyrë atij. E vazhdon robi të më afrohet me punë te pëlqyeshme derisa ta dua atë. E pasi ta dua atë do të jem dëgjimi i tij që ai dëgjon, shikimi i tij që ai shikon, dora e tij me të cilën merr dhe këmba e tij me te cilën ecën. E nëse me lutet Mua do t’i jap atij dhe nëse me kërkon ndihmë do ta ndihmoj.” E transmeton Buhariu nga hadithi i Ebu Hurejres.
Kuptimi i fjalës së Tij: e pasi ta dua atë jam dëgjimi i tij që ai dëgjon, e shikimi i tij që ai shikon, dora e tij me të cilën merr dhe këmba e tij me cilën ai ecën” do të thotë që Allahu i Lartësuar e ruan atë nga gjynahet duke e mundësuar që ti bindet detyrave të Tij,e nëse bie në gjynah ia mundëson pendimin. Daud et-Taj thotë:
”Nata dhe dita janë etapa ku njerëzit kalojnë kohë pas kohë, derisa t’u vije fundi i udhëtimit të tyre. Nëse mundesh të furnizohesh me anë të kësaj bëje një gjë të tillë, sepse udhëtimit se shpejti do ti vijë fundi. Por çështja është më e shpejtë se kaq, pra merr, furnizohu gjatë udhëtimit tënd e vepro çka është detyrë për ty, sepse ajo ndoshta të befason.”
Furnizimi bëhet duke u afruar tek Allahu me bindje ndaj Tij dhe largim nga harami .
Beker el-Muzeni thotë: “Nëse kërkon që namazi yt të të bëj dobi thuaj: S’ka tek unë gjendje më të mire se ç’po falem”
Hasan el-Basri thotë: Vazhdon dita dhe nata të përshpejtojë për të marr jetë duke e afruar exhelin. Larg kanë shoqëruar Nuhun , Adin, Themudin dhe shumë breza mes tyre derisa u kthyen tek Zoti i tyre me punët që vepruan. Dita dhe nata janë bërë të reja e nuk plaken prej asaj që kalon, përkundrazi janë në pritje të atyre që kanë mbetur e që u ra ajo që i zuri të parët e tyre”.
O mysliman: Me të vërtet adhurimi me të cilin afrohet robi te Zoti i tij janë punët e zemrës dhe të gjymtyrëve të cilat i ligjëroi Allahu i Lartësuar. Si duaja – lutja e cila është prej punëve te zemrës që shprehet me gojë duke iu lutur Allahut të Lartësuar për nevojat që kemi. E nuk lejohet që ky adhurim t‘i dedikohet dikujt tjetër veç Allahut .Thotë I Lartësuari (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“Me të vërtetë xhamitë janë vetëm për Allahun e mos lusni me Allahun dikë tjetër”.
Lutjet dhe nevojat nuk u drejtohen njerëzve të vdekur të cilët nuk zotërojnë për vete dhe e as për të tjerët dëm dhe dobi. Lutja është adhurim që i dedikohet vetëm Allahut të Lartësuar I cili ka krenarinë dhe madhështinë e plotë absolute. Po ashtu frika , shpresa, mbështetja, kërkimi i ndihmës e i mbrojtjes, kurbani, zotimi e lloje të tjera prej adhurimeve nuk duhen të jen vetëm se për Allahun, Zotin e të gjithë botrave. Kush ia kushton këto adhurime dikujt tjetër vetëm se i ka bërë shok Zotit të tij.
I Lartësuari thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit): “Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij askënd.”
I Lartësuari thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit): “Pra kush shpreson takimin e Zotit të tij le të veproj te mira e në adhurimin e Zotit të tij të mos përziej askënd.”
Thotë I Lartësuari (përkthimi i kuptimit të ajetit): “E kush lut të adhuruar tjetër me Allahun duke mos pasur argument për të, ai ka për tu gjykuar tek Zoti i tij. Ai nuk i shpëton jobesimtarët.”
Sinqeriteti është i domosdoshëm në adhurimin e Allahut të lartësuar.
Thotë Allahu (përkthimi i kuptimit të ajetit): “ Thuaj: Jam i urdhëruar të adhuroj Allahun sinqerisht në fe të drejtë.”
Dhe parimi i dytë prej dy parimeve bazë ku rreth tyre bazohet e gjithë feja është:
Adhurimi i Allahut sipas asaj që ka ligjëruar i dërguari i Allahut Muhamedi salallahu alejhi ua selam me sinqeritet për të. Thotë i Lartësuari :” Çka t’ju japi i dërguari merreni dhe çka t’ju ndaloj lëreni”.Thotë I Lartësuari: “Nëse jeni që e doni Allahun më ndiqni mua t’ju dojë Allahu e t’ju falë gjynahet tuaja. Allahu është Mëkatfalësi , Mëshirëbërësi”. Allahu e ka mbyllur çdo rrugë përveç rrugës së pasimit të pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ua selam. Allahu e ka bërë të ndaluar xhenetin për këdo që kërkon rrugë tjetër veç udhëzimit të tij, sunetit të tij salallahu alejhi ua selam . Perjgamberi salallahu alejhi ua selam thotë: Te gjithë ju do të hyni në xhenet përveç atij që refuzon. Thanë: e kush refuzon o i dërguar i Allahut ? Tha: Kush më bindet mua do të hyj në xhenet e kush më kundërshton ka refuzuar.”
Çdo gjë që nuk është në përputhje me sunetin e tij i refuzohet robit dhe dënohet vepruesi i tij, ashtu siç thotë i Lartësuari: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“A të ka ardhur ty ndodhia e mbulimit. Dita ku fytyra do të poshtërohen. Punuan të rraskapitur. Ata do të hidhen në zjarrin e nxehtë , flakërues. Do t’u jepet për të pirë nga burimi që vlon.”
Për shkak se ata nuk ishin në pasueshmëri të udhëzimit të Pejgamberit salallahu alejhi ua selam. Çdo rrugë e cila nuk është sipas udhëzimit të Pejgamberit salallahu alejhi ua selam ajo është bidat dhe humbje.
I Lartësuari thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit) “Pastaj Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë. Pra ndiqe atë dhe mos paso dëshirat e atyre që nuk dinë. Ata në të vërtetë nuk mund të të bëjnë dobi ty për asgjë tek Allahu. Zullumqarët janë miq të njeri-tjetrit, kurse Allahu është miku i të devotshmëve.”
Dhe Pejgamberi salallahu alejhi ua selam ka thëne: Kush shpik në çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar” (Buhariu dhe Muslimi). Dhe në një transmetim të Muslimit thotë: “ Kush vepron një punë e cila nuk është sipas çështjes sonë, ajo është e refuzuar.” Disa prej selefeve thonë : “Nëse sheh dikë që ecën mbi ujë s’është asgjë gjersa të shohësh te ai pasimin e sunetit”.Gjithashtu kanë thënë: “Nëse e sheh që fluturon në qiell të mos mashtrohesh me të derisa të shohësh tek ai pasimin që i bën sunetit të Pejgamberit salallahu alejhi ua selam”.
Allahu e ka shfuqizuar çdo sheriat te mëparshëm me sheriatin e Pejgamberit salallahu alejhi ua selam. Allahu i dha atij më të mirën që s’iu është dhëne asnjë pejgamberi para tij. E dërgoi tek mbar njerëzit dhe xhindet. I Madhëruari thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“Thuaj: O njerëz unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju.”
I shpalli atij ligjet më të mira, e përsosi atë ne krijim dhe e ka lavdëruar atë për moralin e lartë. Thotë i Lartësuari: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“Dhe vërtet ti je në shkallën e lartë të moralit”.
Allahu e ka mbrojtur atë me një mbrojtje të madhe për së gjalli dhe pas vdekjes,ka mbrojtur fenë e tij prej devijimit dhe ndryshimit. E ka ndihmuar me një ndihme të plotë. E ka ngritur mbi çdokënd që e ka sulmuar e armiqësuar.Ai ka bërë që nënshtrimi dhe poshtërimi të bjerë mbi këdo që e kundërshton apo e urren urdhërin dhe fenë e tij.
Askush s’mundet ta cënoj të dërguarin, bujarin, zotëriun e njerëzve, Muhamedin salallahu alejhi ua selam, veçse ka për të bërë Allahu të shijoj prej poshtërimit, ndëshkimit, përçmimit dhe dënimit gjë të cilën e ka bere mësim për këdo që ka mend e i frikësohet dënimit te dhimbshëm.
Ku është Ebu Xhehli, Ebu Lehebi, Ubej ibn Halef? Ku janë të parët e kurejshëve dhe paria arabe mizore, te cilët e armiqësuan të zgjedhurin ndër njerëzve. Muhamedin salallahu alejhi ua selam. Ku janë Hujej ibn Ahtab, Keab ibn Eshref dhe Keab ibn Esed?
Ku është Kisra, mbreti persian? Ku është Herakli i madhi i romakëve? Ku është Musejleme dhe Esued el-Ansi? Ku janë ata që i ndezën luftërat në vende të shumta, kohë pas kohe, për të shfarosur fenë e Muhamedit salallahu alejhi ua selam, sunetin e tij, dhe për të zhdukur umetin e tij nga faqja e dheut?!!! Ku janë këta armiq të Muhamedit ?!!!
Allahu I Madhëruar i ka mbledhur në koshin e hedhur të historisë. Historia e tyre u shkrua në ndotje, pisllëk, sherr e neveri. Harresa i ka mbuluar në përjetësi. E nëse përmenden nuk ndodh vetëm se si kujtim i jetës se keqe që ata kaluan. Kushdo që e ndjek rrugën e tyre, Duke u armiqësuar me Muhamedin,zotëriun e njerëzve, e duke e luftuar fenë e tij do të bjer mbi të ligji i Allahut me ndëshkime të dhimbshme në këtë jetë dhe në tjetrën. Allahu i Lartësuar thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“ Ligji i Allahut për ta që kaluan më pare. Nuk gjen ndryshim tek ligji i Allahut”.
E thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“Ky është ligj i Allahut që e vendosi mbi robërit e Tij. Kanë dështuar në të jobesimtarët”.
Pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ua selam i është mbrojtur trupi i tij për se gjalli dhe pas vdekjes. Allahu thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“ O i dërguar kumto çka të është zbritur ty prej Zotit tënd e nëse nuk e bën, se ke kumtuar shpalljen e tij. E Allahu ka për të të mbrojtur ty prej njerëzve”.
Pra do të mbroj ty që të mos të të prek askush, dhe gjithashtu nga çdo e keqe, është e ruajtur feja e tij, nuk ndryshon e as devijohet deri në ditën e Gjykimit.
I Madhëruari thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“ Ne jemi që ta zbritëm ty Përkujtimin dhe Ne do ta mbrojmë Atë .”
Dhe thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“ Nëse ju nuk e ndihmoni, atë e ka ndihmuar Allahu kur e nxorën jobesimtarët. I dyti prej atyre dyve që ishin në shpellë i thotë shokut të tij: Mos u trishto se me të vërtet Allahu është me ne”.
A vallë nuk marrin mësim këta e bënë këtë gjynah të madh, të cilët u tallen me të nderuarin e njerëzve në revistat e pakontrolluara. A nuk po marrin mësim këta të mashtruar prej atyre që u tallen më parë e duke iu vënë pejgamberit salallahu alejhi ua selam , që si pasojë i zuri ndëshkimi i Allahut. Tallja që u shkruajt në ato gazeta me zotëriun tonë është krim që se mbartin malet. Ky krim i bërë me ato karikatura e fjale duke u tallur me Pejgamberin vihet në dukje për çka vijon:
E para: Tallja dhe përbuzja me Pejgamberin salallahu alejhi ua selam është tallje dhe përbuzje me Zotin e gjithësisë. Kjo gjë prek ne Sundimin e Tij, sepse Ai e dërgoi atë dhe e përkrahu me mrekulli dhe argumente. Allahu ka gjykuar në librin e Tij se nuk ka dallim mes talljes me Allahun dhe të asaj me të Dërguarin salallahu alejhi ua selam. I Lartëmadhëruari thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“Frikësohen hipokritët se mos zbret ndonjë sure për ta, e ju nxjerr hapur ç`ka mbajnë në zemra. Thuaju: Vazhdoni të talleni, por pa dyshim Allahu do ta nxjerr c`ka ju po i frikësoheni. E nëse i pyet do te thonë: Ne vetëm thjesht për shaka dhe lojë. Thuaju: A me Allahun, me ajetet e Tij dhe me të Dërguarin e Tij po talleni. Mos u justifikoni, keni mohuar pasi besuat”.
Transmetohet se shkaku i zbritjes së ajetit është se disa që besuan në Allahun thanë gjatë betejës së tebukut: Nuk kemi parë si këta lexuesit tanë të dhëne për të mbushur barqet e të frikësuar në betejë. Patën për qëllim të dërguarin salallahu alejhi ua selam dhe shokët e tij. Ata nuk përmendën me gjuhët e tyre tallje me Allahun, por Allahu gjykoi në kur`an që një gjë e tille me të dërguarin është tallje me Zotin e botërave. Shkuan të justifikohen tek i dërguari i Allahut salallahu alejhi ua selam se nuk kishin për qellim veçse te shtynin rrugën me ato fjalë. E pra mohuan pasi kishin besuar. Dhe këta mendjelehtë thonë: Qëllimi me këto karikatura tallëse është aprovim i demokracisë. I shkurtoftë Allahu gjuhët e tyre, duart ua paralizoftë dhe i poshtëroftë. A kështu ju thotë demokracia ?
Ne argumentohemi në Kur`an për çdo gjykim sepse është e vërteta që s’ka dyshim në të, pavarësisht se jobesimtarët dyshojnë në të. Le të vijnë qoftë edhe me një sure( e ngjashme me Kur`anin) që të përmbaj dhjetë fjalë ashtu siç thuhet në Kur`an (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“E nëse jeni në dyshim rreth asaj që i zbritëm robit Tonë , sillni qoftë një sure të ngjashme, dhe thirrni dëshmitarët tuaj përveç Allahut nëse jeni të sinqertë”.
Surja më e shkurtër në Kur`anin Famëlart përmban dhjetë fjalë. Le të vijnë me një sure të ngjashme me Kur`anin. E nëse jo, le ta marrin vesh se ata në të vërtetë janë jobesimtarë në atë çka Allahu ia zbriti pejgamberit salallahu alejhi ua selam.
Allahu thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“E nëse nuk ju përgjigjen juve, dijeni se kjo u zbrit me dijen e Allahut që s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij. A jeni mysliman”.
E dyta: Tallja dhe përbuzja me Pejgamberin salallahu alejhi ua selam por dhe me këdo prej të dërguarve të tjerë para tij është shpallje armiqësie dhe luftë me Allahun.
Allahu në librin e Tij ka shpallur se kush armiqëson melek prej melaikeve apo të dërguar prej të dërguarve është armik i Allahut.
Allahu thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“Kush është armik i Allahut, i melaikeve të Tij, i të dërguarve të Tij, Xhibrilit dhe i Mikailit Allahu është armik i mohuesve.”
Ka dështuar dhe humbur kushdo që Allahu është armik për të. Zoti zemërohet nëse cënohen të dërguarit e Tij.
E Treta: Tallja dhe përbuzja e Pejgamberit Muhammed salallahu alejhi ua selam është tallje, përbuzje dhe armiqësi me Musain, Isain, Ibrahimin, Nuhun dhe të gjithë pejgamberët, sepse Allahu thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“Populli i Nuhut i përgënjeshtroi të dërguarit”.
dhe thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“Dhe Adi i përgënjeshtroi të dërguarit”.
Përsëri I Madhëruari thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“Dhe Themudi i përgënjeshtroi te dërguarit”.
Ajetet Kuranore rreth kësaj janë të shumta. Pra nëse një popull e përgënjështron pejgamberin e tij ka përgënjeshtruar të gjithë pejgamberët. Kjo për arsye se çdo pejgamber erdhi me të vërteten prej Zotit kështu që përgënjeshtrimi i kësaj të vërtete apo të një pjesë të saj është mohim i qartë dhe armiqësi me Allahun. Është armiqësi me pejgamberët dhe të dërguarit. Allahu thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“ Sigurisht ata të cilët mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij e që kërkojnë të bëjnë dallime mes besimit në Allahun dhe në të dërguarit e Tij duke thënë: Ne i besojmë disa prej tyre por mohojmë të tjerët, në mënyrë që të marrin një rrugë të ndërmjetme. Këta në të vërtet janë jobesimtar dhe për mohuesit Ne kemi përgatitur ndëshkim poshtërues.”
Çudi ! Si valle ranë dakord ata të mashtruar në ato shtete për çka nxorën në gazeta! Si vallë u pajtuan rreth kësaj tallje me Pejgamberin Muhammed salallahu alejhi ua selam dhe nuk e frenuan njeri-tjetrin nga ky krim i shëmtuar ! A nuk gjëndet në mesin e tyre një njeri i mençur. S`kanë një që llogjikon ! Kjo tallje nuk harrohet kurrë se tashmë ajo është e shënuar. Duhet shkruar rreth saj, rreth ndytësis që përmban. I ftojmë të gjithë vendet islame, dijetarët, pakicat islame dhe të gjithë muslimanët që të mbrojnë Pejgamberin salallahu alejhi ua selam me ç`ka kanë mundësi. Të vihet ky mizor para përgjegjësisë, e të ndalohet nga kjo padrejtësi duke u argumentuar për të drejtat që kanë myslimanët që ndër to është pacënueshmëria e pozitës së të dërguarit Muhammed salallahu alejhi ua selam dhe e të gjithë pejgamberëve të tjerë. Të bëhet e qartë nëpërmjet ligjeratave dhe medias rrezikshmëria e kësaj rruge të poshtër. Ne mënyrë që të mos befasohemi në të ardhmen me dikë që i ka trutë e gomarit, apo mendjen e shejtanit që mendon të ndjek këtë rrugë tê fëlliqur.
Allahu i Lartësuar thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“ Ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij, do të jenë me më të poshtëruarit. Allahu e ka shkruar : Nuk ka dyshim se Unë dhe të dërguarit e Mi do të jemi fitimtar. Me të vërtetë Allahu është Fuqiploti i Gjithëfuqishmi”
Lus allahun të na begatoj me Ku`anin dhe ajetet e tij dhe të na dhuroj mirësi të gjithëve në ndjekjen e rrugës se Pejgamberit salallahu alejhi ua selam dhe fjalës së tij. I kërkoj falje Allahut për vete dhe për ju, e për mbare muslimanët prej çdo gjynahu.
Kërkojini falje Atij sepse Ai është Mekatfalësi, Mëshiruesi.
(Pjesa e dyte e hutbes)
Lavdërimi i takon Allahut I Cili i jep krenari atij që i bindet e i frikësohet dhe poshtëron atë që kundërshton urdhërin e Tij e i largohet. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejt përveç Tij dhe se Pejgamberi ynë është robi dhe i dërguari i Tij, i zgjedhuri nga Zoti i Tij salallahu alejhi ua selam.
O zoti im lartësoje famën e të dërguarit tënd Muhammedit dhe begati mbi të ço, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi këdo që ndjek udhëzimin e tij me përsosmëri, e me pas: Frikësojuni Allahut sinqerisht me adhurim e devotshmëri. Përmbajuni fjalës së drejtë të Islamit. I madhëruari thotë: “O ju që keni besuar frikësojuni Allahut duke i përmbushur detyrimet ndaj Tij dhe le të shoh secili njeri ç’farë ka përgatitur për të nesërmen. Kijani frikën Allahut. Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju bëni”.
O ju njerëz: Llogaritini veprat tuaja para se t`ju llogariten, peshojini ata para se t`ju peshohen. Përgatituni për daljen e madhe përpara Allahut. Dalja juaj është e sigurt sepse Allahut si fshihet asgjë prej asaj që ju keni. Pejgamberi salallahu alejhi ua selam thotë: “I zgjuar është ai që kërkon llogari vetvetes dhe punon për atë që vjen pas vdekjes, ndërsa i dobët është kur vetja e tij ndjek epshin dhe e mban atë me shpresa.
Dijeni se punët tuaja janë te shënuara në libër që nuk humbet e vogël apo e madhe, vetëm se është e llogaritur dhe secilit prej jush do ti paraqitet puna e tij dhe do ti thuhet lexoje librin tënd, mjafton që në këtë ditë të jesh gjykues ndaj vetes.
O robër të Allahut: Allahu dhe melaiket e Tij lëvdojnë pejgamberin. “ O ju që keni besuar lutjuni Allaht të çoj lëvdatë dhe mirësi ndaj Pejgamberit.”
Allahumme sal-li ala Muhammedin…. ue barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammed ….
O Zot lartësoje emrin e pejgamberit ton tek më të afërmit e Tu, bëje të përhershme famën e tij.
O Zot dhuroi atij vendin e afërm, ndërmjetësimin, mirësinë , pozitën e lavdëruar të cilën ia ke premtuar .
O Zot ji i kënaqur me shokët e tij, kalifat e drejtë,krijesat udhëzues: Ebu bekrin, Umerin, Uthmanin, Aliun e me të gjithë shokët e tij, tabiinet edhe me këdo që i pason ata me përsosmëri. O Zot me mëshirën Tënde ji i kënaqur me ne.
O Allah ngrije Islamin dhe muslimanët e poshtroje mohimin dhe mohuesit.(jobesimtarët)
O Zot poshtëroi armiqtë e pejgamberit tonë Muhammed salallahu alejhi ua selam, zbrit mbi ta nënçmimin dhe përuljen.
O Zot e Jotja është madhështia dhe lavdia, ndihmoje fenë, librin dhe sunnetin e pejgamberit Tënd Muhammed salallahu alejhi ua selam.
O Zot na bëj ta kuptojmë fenë.
O Zot na i prano punët e mira dhe na i fal gabimet, na jep përfundim të mirë në punët tona, na mbro nga poshtërimi në ketë botë dhe dënimi në botën tjetër.
O Zot lehtësojë çështjen e çdo muslimani dhe myslimaneje, e çdo besimtari dhe besimtareje me mëshirën tënde o Mëshirues i mëshiruesve.
O Zot bashkoje fjalën e muslimaneve në të vërtetën, përmirësoje gjendjen tonë dhe na jep qetësi dhe siguri në vendin tonë.
O Zot jepi sukses prijësit tonë në atë që Ti do dhe kënaqesh
O Zot bëje punën e tij për kënaqësinë Tënde, ndihmo me të fenë tënde
O Zot ndihmoje në çështjen e fesë dhe dynjasë.
O Zot dhuroji atij këshilltar të mirë që ia kujtojnë të mirën dhe e ndihmojnë në të.
O Zot bëji punët e prijësve të muslimanëve nga më të mirat për popujt dhe vëndet e tyre .
O Zot na dhuro të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O robërit e Allahut: “Allahu urdhëron për drejtësi dhe mirësi, gjithashtu për ndihme e bujari ndaj të afërmve. E ndalon nga e ndyta (në besim, fjalë apo punë), e keqja dhe padrejtësia. Ju porosit dhe ju këshillon në mënyrë që të përkujtoheni. E kur të premtoni, mbajini premtimet e dhëna Allahut. E mos i shkelni premtimet pasi i vërtetuat ato duke qenë se Allahun e bëtë garant tuajin. Allahu e din se çka veproni.”
Përmendeni Allahun e Madhëruar që t’ju përmend juve.
Falenderojeni për mirësitë e Tij qe t’jua shtoj.
Se përmendja e Tij është gjëja më e madhe.
Allahu e di se çka veproni.