Statuja nudo e perendeshes së bukurisë Venus e cila daton nga shekulli i dytë para eres sonë mbulohet me vel ( mbulesë) për „ të mos u ndier i fyer presidenti Iranian“.
Muzeu Capitoloni në Romë „ statujat e zhveshura“ i vesh me mbulesë për 17 miliardë euro
Në Romë diskutohet rreth mbulimit të “statujve të zhveshura” për Rouhanin, presidentin e Iranit.
Veprim i cili shkaktoi polemika në mesin e opozitës, e cila e konsideroi atë „ heqje dorë nga identiteti kulturor i vendit” dhe “një mënyrë per t’i bere qejfin mysafirit iranian për interesa ekonomike.”
Aktivistët thanë që kjo përpjekje e zyrtarëve italianë që statujave për ti veshur me “vel” ( mbulesë) erdhi për të parandaluar sikletet e presidentit iranian, i cili me delegacionin e tij shoqërues ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve dhe kontratat me vlerë më shumë se 17 miliardë euro.