Duket se debati pro dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi do të mbyllet javën e ardhshme, kur deputetet duhet të votojnë për apo kundër ratifikimit të tij.
Burimet thanë se të enjten e ardhshme, më 6 prill, demarkacioni do të dërgohet në Kuvend.
Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare në fund të gushtit të vitit 2015. Por për shkak të kundërshtive të më, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta ratifikojë atë.
Por, duket se ky debat do të mbyllet të enjten e ardhshme.
“Të enjten deputetët do të votojnë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë një zyrtar i lartë në kushte anonimiteti.
Burime tjera t kanë thënë se dërgimi i demarkacionit për ratifikim më 6 prill ka të bëjë edhe me përfundimin e zgjedhjeve presidenciale serbe (2 prill), si dhe kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës.
Këto burime janë të bindura se tashmë janë siguruar 2/3 e votave (80 vota) për kalimin e demarkacionit dhe hapjes rrugë të liberalizimit të vizave.
Më 6 prill është edhe seanca për Ramush Haradinajn në gjykatën e Colmarit në Francë. Haradinaj ka shumë gjasa që pikërisht të enjten e ardhshme të lirohet.
Ratifikimi i marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Duket se kjo çështje është shtyrë përpara sidomos pas vizitës së diplomatit të lartë amerikanë Hoyt Brian Yee.