Kryeministri turk, Binali Yıldırım ka thënë se situata në Turqi, në një masë të madhe është nën kontroll pas puçit ushtarak.
Sipas Hurriyet, sekretari i agjencisë turke MIT ka thënë po ashtu se situata po kthehet në normalitet pas përpjekjes që u shfaq në ndërtesat kryesore shtetërore dhe ushtarake në Stamboll dhe në kryeqytet, Ankara.
Po ashtu, transmetuesi shtetëror, TRT, e cila u mor përsipër nga ushtarët, u rimor nga forcat e sigurisë.