MËNYRAT E PËRFITIMIT

0
161

Gjashtë rregulla për të mësuar

Janë gjashtë fazat e marrjes së diturisë:

  • 1. Të pyesësh në mënyrën më të mirë.
  • 2. Të qëndrosh i qetë dhe të dëgjosh me vëmendje
  • 3. Të kuptosh mirë
  • 4. Të nxënit përmendësh (memorizimi)
  • 5. Mësimi
  • 6. Veprimi sipas njohurive të marra dhe përmbajtja rreth kufijve të tyre.

Frytet e nënshtrimit

Një nga selefët (gjeneratat e para) tha: “Vërtet një rob mund të kryejë një mëkat dhe të hyjë në Xhenet, ndërsa një tjetër mund të kryejë një vepër të mirë dhe të hyjë në zjarr.” është pyetur: Si ka mundësi kjo? ” Ai u përgjigj: “Ai që ka mëkatuar mendon vazhdimisht për mëkatin e bërë, kjo i shkakton frikë, pendim, lot, ndihet i turpëruar para Krijuesit të tij të Lartmadhëruar, pikërisht kjo e bën të qëndrojë para Allahut me zemër të thyer, kokulur dhe i nënshtruar. Pra, ky mëkat është shumë më i dobishëm për të, se sa shumë vepra të bindura, ngase kjo ka bërë që të jetë i nënshtruar dhe përulur, që shpie në shërbim të lumturisë dhe suksesit, aq sa ky mëkat të bëhet shkak për të hyrë në Xhenet. Ndërsa kryerësi i veprës së mirë, nuk e llogarit atë si dhuratë nga Zoti i tij, përkundrazi ai bëhet arrogant, mburret me veten e tij e thotë: “Unë kam arritur kaq e kaq”. Pra, kjo gjë e ndihmon në rritjen e mëtejshme të vetëmburrjes, krenarisë dhe arrogancës, derisa kjo të bëhet shkak për shkatërrimin e tij.

Pastrimi i zemrës

Nuk ka dyshim se zemra zë ndryshk, ashtu sikurse enët metalike prej argjendi, të cilat bëhen të papërdorshme. Kështu që ndryshku i zemrës rafinohet nga dhikri (përmendja e Allahut) i vazhdueshëm. Dhikri pastron zemrën derisa ajo bëhet si një pasqyrë me shkëlqim.

Megjithatë kur dhikri braktiset do të thotë që ndryshku është rikthyer, por pastaj kur fillon, zemra nis të pastrohet prapë. Pra, zemra është duke u bërë me “ndryshk” për dy arsye: nga mëkatet dhe gafleti (neglizhenca për përmendjen e Allahut). Gjithashtu pastrohet dhe lustrohet nga dy gjëra, nga Istigfari (kërkimi i faljes) dhe dhikri.

Lufta (xhihadi) kundër vetvetes

Lufta kundër “unit” ka katër faza.

  • 1. Të luftoni të udhëhequr nga mësimet e fesë së vërtetë, pa të cilën nuk do të kishte sukses. Në të vërtetë nuk mund të ketë lumturi të vërtetë, as ndonjë kënaqësi në këtë botë apo në botën tjetër, veç përmes saj.
  • 2. Përpjekje për të vepruar sipas asaj që është mësuar, prej diturisë pa veprim nuk do të përfitojmë, ajo do të na shkaktonte më tepër dëm.
  • 3. Përpjekja për të ftuar të tjerët për të mësuar atë që nuk e dinë, përndryshe mund të konsiderohesh prej atyre që e fshehin atë që Allahu e ka shpallur nga udhëzimet me shpjegime të qarta. Njohuritë e tilla nuk sjellin dobi, as nuk e mbrojnë një person nga dënimi i Allahut.
  • 4. Përpjekja për të qenë i durueshëm dhe këmbëngulës kundër atyre që e kundërshtojnë këtë thirrje drejt Allahut dhe ndaj atyre që përpiqen të shkaktojnë dëm. Duke pasur të gjitha këto vështirësi të kemi parasysh sjelljen e durimtarëve për hir të Allahut.

Kur këto faza të jenë përfunduar atëherë një person i tillë konsiderohet të jetë në mesin e të devotshmëve. Selefët janë pajtuar se një dijetar nuk mund të quhet i devotshëm deri sa ai të njohë dhe të dijë të vërtetën, ta zbatojë atë dhe t’ua mësojë atë të tjerëve. Pra, kushdo që ka njohuri, vepron me të dhe ia mëson të tjerëve konsiderohet nga të devotshmit.

Sprovat e zemrës

Ibën Kajimi thotë duke komentuar mbi hadithin vijues: “Sprovat dhe fatkeqësitë do t’i prezantohen zemrës si rrogoz kallami i thurur shkop me shkop. Çdo zemër që i përthith këto sprova do të ketë një shenjë të zezë në të. Çdo zemër që i refuzon këto sprova do të ketë shenja të bardha në të. Kështu që zemrat do të jenë dy llojesh. Njëra do të jetë si guri i bardhë, e cila nuk do të jetë e dëmtuar për sa kohë që toka dhe qielli do të ekzistojnë. Ndërsa tjetra do të jetë e errët dhe e ndryshkur si anija e përmbysur, nuk është në gjendje të njohë të mirën, as të refuzojë të ligën”.[1]

Fitnet (sprovat) që i paraqiten zemrës dhe që janë shkak për dobësimin e saj janë: Sprovat që kanë të bëjnë me epshin dhe sprovat që kanë të bëjnë me dyshimet.

Zemrat kur i janë ekspozuar këtyre fitneve janë dy lloje:

Lloji i parë: Një zemër, e cila i është ekspozuar këtyre sprovave i thithë ato si një sfungjer që përthith ujë, duke lënë në të një njollë të zezë. Një zemër e atillë vazhdon t’i thithë këto sprova, që i janë paraqitur deri sa të nxihet dhe të prishet. Kështu që pasi ndodhë kjo, dy sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse e mbajnë atë të zhytur deri në shkatërrim.

a) Hutimi për veprat e mira dhe të këqija. As nuk e njeh të mirën, as nuk e refuzon të keqen. Kjo sëmundje mund ta mbajë atë deri në atë masë, saqë ai beson të mirën për të keqe dhe të keqen për të mirë. Sunetin e bën bidat, ndërsa bidatet sunet, të vërtetën të pavërtetë, ndërsa gënjeshtrën të vërtetë.

b) Duke gjykuar në bazë të tekave dhe dëshirave, edhe përkundër asaj që i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, erdhi duke i robëruar dëshirat dhe tekat e tij, si dhe udhëheqjen sipas tyre gjithashtu.

Lloji i dytë. Një zemër e bardhë në të cilën drita mbetet e ndritshme dhe shkëlqimi i saj është ndriçues. Pra, kur sprovat i janë paraqitur një zemre të tillë ajo i refuzon dhe largohet prej tyre. Kjo ia rrit edhe me tepër fuqinë e dritës dhe të shkëlqimit të saj.

Katër parimet e adhurimit:

Ajeti “Vetëm Ty të adhurojmë” (Ijjake nabudu) është ndërtuar mbi katër parime:

Përcaktimi se Allahu dhe i Dërguari i Tij duan dhe janë të kënaqur me:

  • a) Thëniet e zemrës
  • b) Të gjuhës
  • c) Veprimet me zemër dhe
  • d) Veprimet me gjymtyrë

Pra, el Ubudijeh (të qenit rob dhe adhurues ndaj Allahut) është një term gjithëpërfshirës për të gjitha këto katër faza, që në të vërtet realizojnë fjalën “Vetëm Ty të adhurojmë”.

a) Thënia me zemër është besimi për atë që Allahu na ka njoftuar në mënyrë të përsosur për sundimin e Tij, rreth emrave të Tij, rreth veprimeve të Tij, engjëjve të Tij, dhe të gjitha ato që Ai ka dërguar me gjuhën e Pejgamberit të Tij paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te.

b) Thënia me gjuhë është të informojë dhe të përcjellë atë që Allahu e zbriti, për të thirrur në të, për ta mbrojtur atë, për të shpjeguar risitë e rreme, të cilat e kundërshtojnë atë, për të krijuar një memorie, për të transmetuar atë që ai urdhëron.

c) Veprimi me zemër, si: dashuria për Allahun, mbështetja në Te, pendimi tek Ai, duke pasur frikë dhe shpresë tek Ai, duke e bërë fenë krejtësisht në mënyrë të sinqertë për Te. Duke pasur durim në atë që Ai urdhëron dhe ndalon, si dhe duke qenë të kënaqur me Te. Duke pasur besnikëri dhe armiqësi për hir të Tij. Duke e nënshtruar veten para Tij, duke qenë i përulur para Tij, përveç kësaj veprimet e zemrës, janë të lidhura vërtet me veprimet e gjymtyrëve… dhe veprimet e gjymtyrëve pa veprimin e zemrës janë shumë pak të dobishme.

d) Veprimi i gjymtyrëve: si namazi, kujdesi për pjesëmarrje në tubime të hairit, ndihmesa ndaj të paaftëve, shfaqja e butësisë dhe mirësisë ndaj krijesave, si dhe vepra të tjera të ngjashme me këto.

Përktheu: Burbuq
e REXHA


[1] Sahih, shih: Sahihu Muslim nr. 144

albislam.com