Sa i kushtojnë SHBA-ve luftërat në Irak dhe Afganistan?

Sipas një hulumtimi i realizuar nga ana e Universitetit të Harvardit, luftërat amerikane ndaj Irakut dhe Afganistanit i kanë kushtuar tatimpaguesve më shumë se gjashtë bilion dollarë!!

Kjo do të thotë se luftërat në Irak dhe Afganistan janë një ndër luftërat më të shtrenjta në historinë e këtij vendi. Po ashtu, sipas këtij studimi, këto luftëra do të “dominojnë” në buxhetin federal për shumë vite me radhë, transmeton Albtime.
Këto harxhime kanë të bëjnë vetëm me operacionet luftarake, mirëpo në qoftë se llogariten edhe pagat e sigurimit mjekësor dhe invalidor, shuma totale do të rritej edhe më shumë. Vlerësohet se afër 2,5 milion veteranë amerikanë marrin të ardhura shtetërore.

Harxhimet vazhdimisht rriten që nga fillimi i konfliktit. Përfaqësuesi i lartë i Shtëpisë Bardhë, Stephen Freedman në vitin 2002, ka dhënë dorëheqje, pasi që kishte dhënë vlerësim se lufta në Irak do të kushtonte më shumë se 200 miliardë dollarë. Më vonë, Ministri i Mbrojtjes Roberto Gates në vitin 2007 ka kërkuar nga Kongresi edhe 42,3 miliardë shtesë për luftërat në Irak dhe Afganistan.

Edhe pse shpesh thuhet se luftërat atje kanë përfunduar, mirëpo përderisa forcat ushtarake apo civile qëndrojnë atje, kostoja shtetërore do të rritet edhe më shumë…/albtime/kohaislame

Artikulli paraprakMianmar, zjarr në shkollën muslimane, 13 të vdekur
Artikulli vijuesNë sa ora zgjohen drejtorët e top kompanive botërore