Microsoft-i përcakton çmimin e Windows 8

Microsoft-i ka filluar marrjen e porosive për Windows 8 të premten, duke vendosur çmimin 70$ për një DVD për ata që do të bëjnë kalimin e plotë në sistemin e ri.

Përdoruesit mund të presin deri në lançimin e produktit më 26 tetor 2012 për të shkarkuar sistemin në kompjuterin e tyre për 40$, shifër kjo që do të ndryshojë pas janarit.

PC-të që operojnë me Windows XP, Vista dhe Windows 7 do të mund të kalojnë në Windows 8.

Rezervimet ndërkohë mund të bëhen në dyqanet e Microsoft, Amazon.com, Best Buy, Staples etj. Kompania, nga ana tjetër, nuk ka bërë të ditur çmimin e sistemit nëse do të bëhet instalimi nga zero, pra jo thjesht kalimi nga një sistem më i vjetër në Windows 8. Për ta krahasuar, çmimi aktual i këtij versioni të Windows 7 është 200$.

Microsoft-i deklaroi se kanë filluar porositë nga kompanitë për Windows 8

Konsumatorët që blejnë një PC Windows 7 deri në fundit të janarit 2013, do të kenë mundësi të bëjnë kalimin në Windows 8 Pro për vetëm 15$.

Kjo strategji, synon të rrisë shitjet e PC-ve para prezantimit të sistemit të ri operativ. Microsoft-i deklaroi gjithashtu se Acer, Asustek, Dell, HP, Samsung dhe Sony kanë filluar marrjen e porosive për pajisjet me Windows 8.kohaislame

Artikulli paraprakPërmendi emra të lartë të politikës dhe policisë
Artikulli vijues10 arsyet pse kompjuterët e tavolinës do të jenë gjithmonë të nevojshëm