Mijëra besimtarë muslimanë i janë bashkuar të shtunën në mbrëmje lutjes masive për paqe në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç lutjeve për paqe, besimtarët indonezianë janë lutur edhe për ndalimin dhe shkatërrimin e grupeve të cilat kryejnë sulme terroriste në emër të Islamit, dukë shkaktuar kështu vdekje në Indonezi dhe anembanë botës.
Lutja është bërë në një hapësirë në qytetin Banda Aceh, i cili është qendra e provincës Aceh në ishullin Sumatra të Indonezisë.