Ministri anglez: Ballkanasit do të vërshojnë Anglinë nëse nuk dalim nga BE

Ministri i Drejtësisë, Michael Gove, një nga figurat më të zëshme kundër qëndrimit të Anglisë në bllokun europian, e përmend sërish vendin tonë në argumentet e tij, duke iu referuar këtë radhë si aspirant për anëtarësim.

“Miliona vetë mund të vërshojnë në Britani përgjatë 15 viteve të ardhshme nëse nuk dalim tani nga BE-ja”.

“Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia po kërkojnë që të gjitha të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”, kujtoi Gove, e nëse kjo ndodh, vijoi ai, “88 milionë personave shtesë do t’iu jepet e drejta të jetojnë e punojnë në Britani”.

Trysnia mbi popullatën dhe shërbimet publike të vendit ka për të qenë gjigande, shtoi ai. Nëse votohet per qëndrim, nuk do të thotë se gjërat do të mbeten kështu siç janë tani, përkundrazi, njofton TCH.

“Një votë e tillë do të thotë më shumë Europë, më shumë pushtet në duart e Brukselit, më shumë emigracion dhe më shumë para të taksapaguesve britanikë që financojnë ekspansionin e Europës”, vazhdoi ministri.

Artikulli paraprakTërmet me magnitudë 4.8 ballë trondit Shqipërinë, epiqendra në Maqedoni
Artikulli vijuesTurqia përparon e sigurt në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes